Shqiptarët që ndodhen në Rumani mund të rinovojnë online lejen e qëndrimit. Shqiptarët në Hungari mund të aplikojnë për zgjatjen e vizës

Vizat e lejet e qëndrimit shtyhen për qytetarët që janë në Rumani e Hungari. Ja si duhet të aplikoni


 

Ministria e Jashtme ka njoftuar qytetarët shqiptarë që ndodhen në Rumani dhe Hungari se nuk do të penalizohen në rast se u ka mbaruar viza e tipit C. Por, qytetarët duhet të ndjekin disa procedura. 

Lexo: Shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shqipëri

Ministria, pas konsultimeve me autoritetet rumune, ka arritur në përfundimin se shtetasit shqiptarë, të detyruar të qëndrojnë në Rumani, për shkak të kufizimeve, përtej periudhës së lejuar prej 90 ditësh apo ata që do t’u skadojë viza në këtë periudhë, duhet t’i drejtohen Inspektoriatit të Përgjithshëm
për Migracionin pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kontaktet i gjeni KËTU:

Ndërkohë, qytetarët, të cilëve u skadon Leja e Qëndrimit gjatë kësaj periudhe, duhet ta rinovojnë atë online KËTU, ose t’u drejtohen zyrave të Inspektoratit të Përgjithshëm për Migracionin në qytetin ku jetojnë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për rinovim gjendet KËTU

Ministria informon edhe qytetarët që ndodhen në Hungari, me një vizë të vlefshme apo që e kanë të pamundur të largohen nga zona Schengen brenda periudhës 90 ditore, për shkak të rrethanave që nuk varen nga ata, mund të aplikojnë për zgjatjen e vizës së tipit C pranë autoriteteve hungareze.

Qytetarët shqiptarë, të cilëve tashmë u ka skaduar viza dhe që e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë jashtë vendit për shkak të kufizimeve, mund të paraqesin kërkesën e tyre për zgjatjen e vizës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të Huajt në Hungari.

Lexo: Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër Covid-19

Ju mund të kontaktoni me autoritetet hungareze KËTU, si dhe të informoheni në lidhje me pandeminë e koronavirusit KËTU dhe si ndikon kjo situatë në procedurat e zgjatjes së qëndrimit KËTU.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0