Vivo bëhet sponsor zyrtar dhe smartphone zyrtar i FIFA World Cup Qatar 2022™ - Business Magazine Albania

Vivo bëhet sponsor zyrtar dhe smartphone zyrtar i FIFA World Cup Qatar 2022™

Vivo

vivo, një kompani globale lider në teknologji, ka njoftuar sot se është bërë Smartphone Zyrtar dhe i vetmi Sponsor Zyrtar në industrinë e smartphone-ve i  Kupës së Botës FIFA Katar 2022TM. Modeli i ri vivo X Fold + u lançua në kontinentin e Kinës në të njëjtën ditë, dhe është smartphone i parë zyrtar i palosshëm në historinë 118 vjeçare të Fédération Internationale de Football Association (FIFA). Me teknologjinë lider të ekraneve të palosshme dhe një paketë efikase office, vivo X Fold+ do të shfaqet në ndeshjet e Katarit 2022 për të siguruar mbështetje për përgatitjen dhe organizimin e këtij eventi. Si sponsori zyrtar ekskluziv i smartphone-ve të FIFA World Cup Katar 2022™, vivo do të lidhë tifozët ndërkombëtarë të futbollit, të cilët janë po aq të apasionuar pas lojës së bukur sa është vivo, përmes teknologjisë së saj të smartfonëve lider në industri, dhe do të lartësojnë çdo moment emocionues.

vivo nënshkroi një marrëveshje sponsorizimi gjashtë-vjeçare me FIFA-n në vitin 2017 dhe veprimtaria e këtij viti në Katar do të jetë kupa e dytë e botës që vivo sponsorizon. vivo mbetet i angazhuar për të mbështetur zhvillimin e fotbollit.

 

Si një nga sportet më të vjetra, futbolli është jashtëzakonisht popullor anembanë botës. Ai mishëron punën në grup dhe ndjekjen e të njëjtit rezultat për të arritur një qëllim. Pavarësisht nga raca, gjinia dhe mosha, futbolli gjithmonë ka fuqinë për të sjellë njerëz nga prejardhje të ndryshme kulturore së bashku për të ndërtuar lidhje të forta për të thyer pengesat.

 

vivo filloi udhëtimin e tij të globalizimit në 2014 dhe tani mbulon më shumë se 60 vende dhe rajone në të gjithë globin. vivo i është përmbajtur gjithmonë orientimit drejt konsumatorit dhe është i përkushtuar të përdorë teknologji inovative për të ofruar smartfphone të shkëlqyer dhe produkte të tjera për përdoruesit në mbarë botën. Duke ndërtuar lidhje globalisht, vivo njihet në shkallë të gjerë për përvojën e shkëlqyer dhe të volitshme që i ofron përdoruesve, përvojë e cila është sjellë nga risitë teknologjike. Së bashku, me një audiencë të pritshme globale të FIFA World Cup Katar 2022™ prej 5 miliardë njerëz dhe mbi 400 milionë përdorues aktivë të vivo në mbarë botën, vivo dhe FIFA mezi presin të lidhen me audiencën në mbarë botën përmes pasionit të përbashkët për futbollin.

 

vivo beson se zhvillimi i sportit dhe i teknologjisë ndajnë një filozofi të ngjashme – duke nxitur njerëzit për të jetuar një jetë më të mirë përmes zbulimeve dhe inovacioneve të vazhdueshme.. Nëpërmjet sponsorizimit të tij, vivo do të luajë një rol integral për të ndihmuar FIFA-n për të organizuar një event të hapur dhe gjithëpërfshirës për njerëzit anembanë botës. Si sponsori i vetëm zyrtar i FIFA World Cup Katar 2022TM në industrinë e telefonave inteligjentë, vivo do të donte të ftonte përdoruesit globalë dhe tifozët e futbollit të regjistrojnë momente të mrekullueshme për të përhapur lumturinë mes familjes dhe miqve.

Lexo: Vivo lajmëron zyrtarisht hyrjen në treg

Gjatë Kupës së Botës FIFA Katar 2022™, vivo do t’i ofrojë stafit të FIFA-s telefonat inteligjentë flagship lider në industri për të përfunduar përgatitjet me teknologjinë e fundit dhe për të nxitur organizimin me sukses të Kupës së Botës.

Për të festuar këtë ngjarje gjatë Kupës së Botës FIFA Katar 2022™, vivo do të nisë gjithashtu edhe fushatën #vivogiveitashot. Nëpërmjet kësaj fushate, vivo shpreson të rikrijojë ato momente të bukura dhe mbresëlënëse dhe gjithashtu të tregojë guximin e njerëzve që përballen me sfidat. Besohet se kjo fushatë do t’u japë njerëzve anembanë globit fuqinë për të shprehur veten përmes dashurisë së tyre për futbollin dhe Kupën e Botës FIFA Katar 2022™.

###

Rreth Vivo

vivo është një kompani teknologjike e cila krijon produkte të shkëlqyera bazuar në vlera të nxitura nga dizajni, me pajisje të zgjuara dhe shërbime inteligjente në thelb të saj. Kompania ka si qëllim të ndërtojë një urë midis humanëve dhe botës dixhitale. Përmes kreativitetit unik, vivo pajis përdoruesit me një jetë celulare dhe dixhitale gjithnjë e më të përshtatshme. Duke ndjekur vlerat thelbësore të kompanisë, të cilat përfshijnë Benfen*, vlerat e nxitura nga dizajni, orientimin nga përdoruesit, mësimin e vazhdueshëm dhe shpirtin e ekipit, vivo ka implementuar një strategji të qëndrueshme zhvillimi me vizionin e zhvillimit drejt një korporate më të shëndetshme, më të qëndrueshme të klasit botëror.

Ndërkohë që ne sjellim së bashku dhe zhvillojmë talentet më të mirë lokalë për të dorëzuar ekselencën, vivo mbështetet nga një rrjet qendrash Kërkimi dhe Zhvillimi në Shenzhen, Dongguan, Nanjing, Beijing, Hangzhou, Shanghai dhe Xi’an, duke u fokusuar në zhvillimin e teknologjive më moderne për konsumatorët, duke përfshirë 5G, inteligjencën artificiale, dizajnin industrial, sistemin e imazherisë dhe teknologji të reja. vivo ka themeluar një rrjet inteligjent prodhimi (duke përfshirë dhe ato të autorizuara nga vivo) me një kapacitet vjetor prodhues prej afërsisht 200 milionë smartphone-sh. Për momentin, vivo ka degëzuar rrjetin e saj të shitjeve në më tepër se 60 shtete, dhe dashurohet nga më tepër se 400 milionë përdorues nga e gjithë bota.

*”Benfen” është një term që përshkruan qëndrimin për të bërë gjërat e duhura dhe për t’i bërë gjërat siç duhet – që është një përshkrim ideal i misionit të vivo për të krijuar vlera për shoqërinë.

Qëndroni të informuar me lajmet më të reja nga vivo në https://www.vivo.com/eu/about-vivo/news

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0