Visa Prezanton Inovacione të Fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale për Pagesa më Inteligjente

Visa

Visa njoftoi VisaNet + AI, një paketë shërbimesh të mundësuara nga Inteligjenca Artificiale që adresojnë sfidat dhe problemet për bankat, tregtarët dhe konsumatorët – përfshirë vonesat dhe konfuzionin me menaxhimin e bilancit të llogarisë dhe paparashikueshmërinë e shlyerjes ditore për institucionet financiare. VisaNet + AI përfshin disa koncepte inovative dhe shërbime të reja me vlerë të shtuar, përfshirë Visa Smarter Posting dhe Visa Smarter Settlement Forecast, si dhe Visa Smarter Stand-In Processing (Smarter STIP), një funksion i shpallur në Gusht të vitit të kaluar. Këto inovacione shfrytëzojnë platformën e Inteligjences Artificiale me performancë të lartë të Visa-s për të ndihmuar që pagesat të bëhen më të parashikueshme, transparente dhe të shpejta.

“Klientët tanë, partnerët dhe mbajtësit e kartave na kërkojnë njohuri të drejtuara nga të dhënat për të menaxhuar më mirë bizneset dhe jetën e tyre financiare, veçanërisht gjatë këtyre kohërave të panjohura. Sot ne po shpallim një sërë shërbimesh që përdorin AI për ta bërë menaxhimin e llogarive për konsumatorët dhe menaxhimin e biznesit për institucionet financiale më të lehtë “, tha Jack Forestell, zv. President dhe Drejtor i Produktit në Visa. “Me investimin tonë në infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale, ne po zhbllokojmë zgjidhje të reja, në kohë reale për problemet komplekse. Ky është vetëm fillimi i asaj që mund të bëjmë me fuqinë parashikuese të Inteligjencës Artificiale. “ 

Smarter Posting helps provide greater transparency for consumers

Konsumatorët e sotëm dixhitalë presin një shikueshmëri në kohë reale të financave të tyre, pasi gjithnjë e më shumë kryejnë veprime bankare në platformat mobile dhe në internet. Sidoqoftë, përvoja e pagesës për konsumatorët mund të jetë jokonsistente, me disa blerje që marrin më shumë kohë për t’u finalizuar në bilancin e tyre sesa të tjerat. Kjo vonesë mund të krijojë konfuzion ose shqetësim për mbajtësit e kartave, duke rezultuar në rritjen e volumit të thirrjeve në qendrën e shërbimit të klientit ose mbitërheqjeve të mundshme.

Kjo vonesë ndodh sepse shuma e autorizuar në kohë reale në sportelin e arkës mund të ndryshojë nga shuma e autoriziuar rrejdhimisht nga llogaria e një konsumatori. Për shembull, shuma përfundimtare mund të ndryshojë kur një klient në restorant shton një bakshish në pagesë, ose kur një pagesë ndërkombëtare ndodh që përfshin disa monedha. Për të parandaluar konfuzionin e konsumatorit nga shikimi i tarifave të shumta për një transaksion të vetëm, bankat shpesh vonojnë postimin e pagesës ose azhurnimin e bilancit të llogarisë derisa të kenë totalin përfundimtar.

Për t’i ndihmuar lëshuesit të krijojnë një përvojë më të mirë bankare për mbajtësit e kartave, Visa zhvilloi Smarter Posting, një shërbim që përdor Inteligjencën Artificiale për të dhënë një rezultat të personalizuar për çdo transaksion si pjesë e procesit të autorizimit. Modeli Smarter Posting analizon detajet e transaksionit dhe të dhënat historike për të parashikuar gjasat që një shumë e transaksionit të mbetet konstante përmes procesit të autorizimit. Gjatë testimit, modeli ka arritur saktësinë[1] 98% në parashikimin e shumës së transaksionit, duke i dhënë institucioneve financiare inteligjencë të shtuar për të siguruar një përvojë më konsistente pagese nga fillimi në fund, si për shembull duke azhurnuar përkohësisht bilancin e llogarisë që mbajtësi i kartelës sheh.

Visa Smarter Posting do të jetë fillimisht në dispozicion në Evropë në Prill 2021 dhe pritet të zgjerohet globalisht në të ardhmen e afërt.

Smarter Settlement Forecast përdor modelimin parashikues për të parashikuar nevojat e fluksit të parave

Çdo ditë gjatë procesit të shlyerjes, Visa mundëson lëvizjen e miliarda dollarëve nëpër mijëra institucione në më shumë se 200 vende dhe territore dhe 160 monedha. Është hapi i fundit në ciklin e pagesave, ku transaksionet grumbullohen, transferimet ndërmjet blerësve dhe emetuesve lehtësohen dhe llogaritë e tregtarëve kreditohen për shitjet që ata kanë bërë.

Ky proces kërkon që institucionet financiare të ndajnë strategjikisht burimet – në mënyrë që të ketë mjaftueshëm likuiditet për të përmbushur volumin e shlyerjes së ditës, pa mbi-ndarë burime që mund të shfrytëzohen diku tjetër në biznesin e tyre. Ambienti i paqëndrueshëm i sotëm ka nënvizuar sfidën me të cilën përballen ekipet e thesarit në parashikimin e volumeve ditore dhe marrjen e vendimeve strategjike.

Visa krijoi Smarter Settlement Forecast për t’u ofruar klientëve parashikime të personalizuara 7-ditore të shumës së shlyerjes që mund t’i nevojiten çdo ditë. Shërbimi përdor informacionin e gjeneruar nga volumet historike të shlyerjeve, treguesit sezonalë, makro-trendet, situatat e jashmte, siç janë ato rreth COVID-19, dhe të dhënat e transaksioneve në kohë reale për të siguruar parashikime me cilësi të lartë të daljeve dhe hyrjeve të parave. Këto parashikime mund të ndihmojnë lëshuesit dhe blerësit që të zgjedhin proceset e menaxhimit të thesarit dhe likuiditetit dhe të ndihmojnë institucionet financiare që shlyejnë në monedha të shumëfishta me parashikime për secilën monedhë.

Smarter Settlement Forecast është planifikuar që t’u vihet në dispozicion klientëve të kualifikuar përmes një abonimi në platformën Visa Analytics, duke thjeshtuar kështu integrimin për klientët. Visa aktualisht po piloton shërbimin me tre klientë përpara lançimit zyrtar të planifikuar në fund të këtij viti.

Smarter STIP mund të përmirësojë përvojat e pagesave gjatë ndërprerjeve

Visa Smarter Stand-In Processing (Smarter STIP), i pari i funksioneve VisaNet +AI njoftuar në Gusht 2020, ka fituar tërheqje midis institucioneve kryesore financiare në mbarë botën. Smarter STIP përdor deep learning për të ndihmuar institucionet financiare të rrisin autorizimet e transaksioneve gjatë ndërprerjeve. Smarter STIP gjeneron një vendim të informuar për të miratuar ose refuzuar transaksionet në emër të lëshuesve, për t’u ofruar konsumatorëve një përvojë pagese Visa pa probleme.

Që nga lançimi i tij, Smarter STIP ka parë një interes të fortë të lëshuesit në të gjitha rajonet ku përdoret Visa. Në vetëm dy muaj, klientët në të gjithë botën kanë shtuar Smarter STIP në paketën e tyre të zgjidhjeve Visa, duke përfshirë Caixa Econômica Federal dhe Doha Bank.

“Te Visa ne kemi një partner që po nxit inovacione të reja në Inteligjencen Artificiale për pagesa,” tha z. Braik Ali H S Al – Marri, Drejtori i Retail Banking në Doha Bank, Qatar. “Me VisaNet + AI mund t’i shfrytëzojmë ato risi dhe të nxisim vlera të reja për biznesin dhe klientët tanë.”

Reth Visa Inc.

Visa Inc. (NYSE: V) është lider në botë në pagesat dixhitale. Misioni ynë është të lidhim botën përmes rrjetit më inovativ, të besueshëm dhe të sigurt të pagesave – duke u mundësuar individëve, bizneseve dhe ekonomive të lulëzojnë. Rrjeti ynë i përparuar global i përpunimit, VisaNet, ofron pagesa të sigurta dhe të besueshme në të gjithë botën dhe është i aftë të trajtojë më shumë se 65,000 mesazhe transaksioni në sekondë. Fokusi i palodhur i kompanisë në inovacion është një katalizator për rritjen e shpejtë të tregtisë dixhitale në çdo pajisje për të gjithë, kudo. Teksa bota lëviz nga analoge në dixhitale, Visa po përdor markën, produktet, njerëzit, rrjetin dhe shkallën tonë për të rimodeluar të ardhmen e tregtisë. Për më shumë informacion, vizitoni About Visa, visa.com/blog dhe @VisaNews.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0