Visa emëron Tareq Muhmood si President Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikë - Business Magazine Albania

Visa emëron Tareq Muhmood si President Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikë

Visa emëron Tareq Muhmood si President Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikë

Visa njoftoi emërimin e Tareq Muhmood si President Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (CEMEA). Në rolin e tij të ri, drejtuesi i njohur i Visa do të udhëheq operacionet në më shumë se 86 tregje dinamike dhe me potencial të lartë zhvillimi. Aktualisht, Visa operon në rajonin CEMEA përmes 23 zyrave lokale dhe ofron shërbime për mbi 1,800 klientë.

  1. Muhmood sjell me vete mbi 30 vite përvojë në sektorët bankar dhe të pagesave. Para këtij emërimi, ai ka udhëhequr divizionin e Shërbimeve me Vlerë të Shtuar për rajonin e Evropës, me bazë në Londër. Ai iu bashkua Visa-s në vitin 2019 si Menaxher Rajonal për Grupin e Vendeve të Azisë Juglindore, duke vepruar nga Singapori. Përpara Visa-s, ka mbajtur pozicione të larta drejtimi në Ahli United Bank, ANZ dhe HSBC. Në rolin e tij të ri, z. Muhmood do të jetë i bazuar në Dubai dhe do të raportojë drejtpërdrejt te Oliver Jenkyn, President i Grupit për Tregjet Globale në Visa.
  2. Muhmood merr drejtimin e rajonit CEMEA pas Andrew Torre, i cili së fundmi është emëruar President i divizionit të Shërbimeve me Vlerë të Shtuar në Visa – një segment që është rritur me shpejtësi duke arritur vlerën globale prej 9 miliardë dollarësh dhe ka regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 20% që nga viti 2021.

Lexo edhe33 milionë euro të padeklaruara nga rrjetet sociale, nisin hetimet për 100 subjekte

“Jemi të lumtur të emërojmë një drejtues me këtë përvojë të Tareq në ndërthurjen e shërbimeve financiare, teknologjisë dhe tregjeve me rritje për të udhëhequr rajonin më të shpejtë në rritje të Visa-s dhe për të vijuar rrugëtimin tonë drejt së ardhmes së pagesave digjitale në CEMEA,” tha z. Jenkyn. “Gjatë karrierës së tij, Tareq ka punuar në 13 vende dhe sjell një perspektivë globale unike, lidership të nivelit botëror dhe një histori të dëshmuar suksesi në partneritet me klientët më të mëdhenj të Visa në tregje të ndryshme, komplekse dhe në zhvillim të shpejtë.”

“Është një nder i madh për mua të udhëheq rajonin CEMEA dhe të vazhdoj progresin e jashtëzakonshëm që është bërë në transformimin e të ardhmes së pagesave, tregtisë dhe qarkullimit të parasë në kaq shumë tregje dinamike,” tha z. Muhmood. “Duke qenë se më shumë se një e treta e karrierës sime ka qenë e lidhur me këtë rajon, ndihem shumë i motivuar nga mundësitë e mëdha për të zgjeruar më tej pagesat digjitale te më shumë konsumatorë, tregtarë dhe ekonomi. Me padurim pres të punoj nga afër me ekipin tonë të shkëlqyer për të mundësuar një rritje të përbashkët me klientët dhe partnerët në të gjithë rajonin.”

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0