Vijon rritja e eksporteve në shtator. 9 mujori me 28% rritje - Business Magazine Albania

Vijon rritja e eksporteve në shtator. 9 mujori me 28% rritje

Eksportet shqiptare u rritën me gati 28% më shumë gjatë 9-mujorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave përgjatë periudhës janar-shtator u eksportuan 366 miliardë lekë mallra ‘Made in Albania’, 100 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Vetëm në shtator, vlera e mallrave të eksportuara jashtë arriti në 39 miliardë lekë, gati 333 mililionë euro. Eksportet janë zgjeruar thuajse për të gjitha grupet. Ndikimin më të fortë në ecurinë pozitive e kanë dhënë tekstilet dhe këpucët grupi më i madh eksportues  me 99.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me 9-mujorin e vitit që lamë pas.

Lexo edhe: Bie sërish çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare

Ndërsa rritjen më të madhe këtë periudhë e kanë shënuar eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë si dhe materialet e ndërtimit e metalet. Italia veçanërisht që është edhe partneri kryesor tregtar, Kosova dhe Gjermania janë edhe vendet drejt të cilave eksportet shqiptare kanë parë rritjen më të madhe, ndërsa janë ulur ndjeshëm ato drejt Spanjës me mbi 15%.

Trend të fortë rritje kanë shfaqur edhe importet nxitur së tepërmi edhe nga shtrenjtimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Vlera e mallrave të importuara arriti në 695 miliardë lekë, gati 139 miliardë lekë më shumë se një vit më parë kryesisht nga rritja e importeve të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike.  Zgjerimi i konsiderueshëm i importeve  ka bërë që bilanci tregtar të thellohet më tej në 329 miliardë lekë në fund të shtatorit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0