Vijnë efektet negative edhe për Shqipërinë, pas largimit të UK nga BE - Business Magazine Albania

Vijnë efektet negative edhe për Shqipërinë, pas largimit të UK nga BE


Vota britanike për të lënë Bashkimin Europian, që shokoi sot në mëngjes gjithë botën, ka dhënë efektet e para edhe në Shqipëri.

Paundi në tregun vendas ka rënë ndjeshëm sot, duke zbritur në 171.93 lekë, 8.05 lekë më pak se një ditë më parë, duke shënuar rënien më të madhe ditore historike në tregun shqiptar.

Ky është niveli më i ulët që nga maji 2014, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë.

Zhvlerësimi i paundit erdhi pasi në tregjet ndëkombëtare, monedha britanike u kuotua në nivelet më të ulëta të 31 viteve.

Paundi ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit që nga viti 1985, teksa tregjet reaguan për rezultatet.

Në të kundërt, dollari është rritur ndjeshëm në tregun vendas, duke u këmbyer me 123.89 lekë, 2.65 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa euro ka shënuar një rënie të lehtë me 0.5 lekë, për të arritur në 137.83 lekë.

Pasi Mbretëria e Bashkuar ka votuar 52% me 48% në favor të largimit nga Bashkimi Evropian pas 43 vitesh, në një referendum historik, parashikimi I kursit mbetet një mision i vështirë. Të paktën në një afat të shkurtër, efektet e panikut dhe pasiguria e daljes nga BE pritet që të mbajnë paundin e dobët, teksa investitorët po shkojnë drejt aseteve të sigurta si ari.

/Monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0