VIDEO/ “Rover Perseverance” i NASA-s nis eksplorimin në Mars - Business Magazine Albania

VIDEO/ “Rover Perseverance” i NASA-s nis eksplorimin në Mars

Rover robotik i  agjencisë hapësinore amerikane (NASA) ka nisur eksplorimin në Mars, vetëm dy javë pasi preku “planetin e kuq”. Mjeti i NASA, nuk bëri lëvizje të madhe, megjithatë shkencëtarja e projektit të Nasa, Katie Stack Morgan, tha se ishte moment domethënës.

“Ndërsa rover është ende duke bërë shumë rregullime inxhinierike, në minutën kur goma fillon të lëvizë ne mund ta konsiderojmë veten eksplorues në sipërfaqen e Marsit,” tha ajo për BBC News.

Roveri robotik ka dy javë në Mars, ndërsa inxhinierët kanë kaluar kohën për analizimin e gjendjes së tij teknike. Megjithatë, të gjithë kanë pritur që roboti të fillojë të rrokulliset. Ndodhi të enjten. Roveri shkoi përpara një rrugë të shkurtër, u rrotullua në vend 150 gradë dhe pastaj u tërhoq pak.

“Ju mund të shihni gjurmët e rrotave që lamë në Mars. Unë nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë më e lumtur për të parë gjurmët e rrotave“, tha inxhinierja e Perseverance Anais Zarifian.

“Ky është vetëm një moment historik i madh për misionin dhe ekipin. Ne kemi eksploruar në Tokë por tani po eksplorojmë në Mars, ky është qëllimi përfundimtar, kaq shumë njerëz kanë punuar drejt këtij momenti për vite me radhë”, shtoi ajo.

Perseverance është vendosur në një krater gati ekuatorial të quajtur Jezero, për të kërkuar prova të jetës së kaluar në planet. Kjo do të përfshijë udhëtime rreth 15 km gjatë vitit të ardhshëm në Marsi (afërsisht dy vjet Tokë). Shkencëtarët duan të arrijnë një numër formacionesh tërheqëse shkëmbore në krater që mund të mbajnë një rekord të aktivitetit të lashtë biologjik.

Midis këtyre është ajo që duket në imazhet satelitore të jetë delta, strukturë e ndërtuar nga llumi dhe rëra e hedhur nga një lumë ndërsa futet në një trup më të gjerë uji. Në rastin e Jezeros, ky trup më i gjerë ishte shumë i mundshëm një liqen që ka ekzistuar miliarda vjet më parë. Ndër të tjera, rover ka një pajisje eksperimentale që do të shndërrojë dioksidin e karbonit në atmosferën marsiane në oksigjen të pastër, si dhe një mini stacion moti.

Perseverance është rover më i shpejtë që Nasa ka vendosur në Mars.  Roboti bën fotografi për të vlerësuar rrugën përpara. Automjetet e mëparshme duhej të ndalonin ndërsa këto fotografi përpunoheshin në bord, kurse Perseverance e realizon ne moment.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0