Video emocionuese/ Ish-balerina me Alzheimer rikujton koreografinë kur dëgjon muzikën - Business Magazine Albania

Video emocionuese/ Ish-balerina me Alzheimer rikujton koreografinë kur dëgjon muzikën

Disa gjëra nuk harrohen kurrë. Një video e ish-balerinës së parë të New York Ballet ka emocionuar njerëzit në të gjithë botën, duke prekur shumë njerëz që e kanë parë. Marta C Gonzalez, e cila ndërroi jetë vitin e kaluar, shihet aty e ulur në një karrige me rrota në një azil pleqsh në Valencia. Marta C González ishte një prima balerinë me Baletin e New York-ut në vitet 1960, ku luajti rolin kryesor, Odette , në Liqenin e Mjellmave.

Ajo shfaqet krejtësisht e përhumbur për shkak të Alzheimerit, prej të cilit vuante prej kohësh. Por diçka e papritur ndodh kur i vendosin kufje në vesh dhe dëgjon të burojë muzika e Tschaikovsky-t nga liqeni i mjellmave. Balerina pëson një transformim të menjëhershëm: ajo nis të lëvizë krahët sikur do të kërcejë në skenë. Brenda pak minutash, rikrijon lëvizjet e hijshme që e kishin bërë dikur një kërcimtare aq të suksesshme. Marta ndjek muzikën dhe kujton koreografinë me të cilën kishte kërcyer dekada më parë.

Ky moment emocionues, i regjistruar përpara vdekjes së saj, u shpërnda nga shoqata spanjolle e bamirësisë, Musica para Despertar, e cila përdor muzikën për të përmirësuar humorin por edhe memorien e të sëmurëve me demencë. González vdiq në 2019, por momenti magjik ka arritur miliona shikime këtë javë, pasi video u shpërnda në Twitter.

HuffPost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0