VIDEO/ Coca-Cola shpallet si reklama më e mirë për Krishtlindje - Business Magazine Albania

VIDEO/ Coca-Cola shpallet si reklama më e mirë për Krishtlindje

~3 minuta lexim

Coca-Cola është shpallur si reklamuesi më i mirë i këtij viti për Krishtlindje në Mbretërinë e Bashkuar pasi dy fushatat e saj festive mposhtën konkurrencën e fortë, me një formulë fituese të përberë prej nostalgjisë dhe arratisjes nga situata që po jetojmë. Sipas kompanisë së kërkimit Kantar, reklama ikonike e kamionit me sloganin e ‘’Coca-Cola Holidays are Coming’’, e cila transmetohet që prej vitit 1995, zuri vendin e parë si “më e fuqishmja, më e këndshmja, që gjeneron më shumë dashuri dhe markën më të fuqishme “.

Reklama e saj e dytë sezonale, e titulluar ‘’Letra’’ dhe në të cilën shfaqet një baba që përpiqet të dërgojë një letër nga vajza e tij te Babagjyshi i Vitit të Ri, u rendit e dyta nga Kantar pasi u gjykua “shumë efektive” dhe “shumë e ngrohtë”. Tani në vitin e tij të gjashtë, kërkimi vjetor të reklamave të Krishtlindjes të realizuar nga Kantar vlerësoi reagimet e rreth 3,000 konsumatorëve në Mbretërinë e Bashkuar për 20 reklamat e Krishtlindjeve të këtij viti, për të përcaktuar efektivitetin e tyre në motivimin e njerëzve për të blerë dhe nëse ato kontribuojnë në suksesin e markës në periudhë afatgjate.

LEXO: CEO i Coca Cola: Ndikimi ekonomik i koronavirusit sapo ka filluar

Kërkimi gjithashtu përfshiu teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe zbuloi se temat e nostalgjisë dhe arratisjes funksionuan edhe për Disney +. Kantar gjykoi se reklama e saj B”ëni Krishtlindjen e Mrekullueshme”  bëri jehonë tek shikuesit sepse është edhe “ngushëlluese” dhe “familjare” gjatë këtyre kohërave të vështira. Kantar pranoi që këtë vit COVID-19, do të sillte sfida për reklamuesit, për sa i përket tonit të duhur dhe, ndërsa disa patën sukses, të tjerët – megjithëse me qëllim të mirë – janë keqkuptuar.

Reklamat humoristike kanë performuar mirë, të tilla si ‘’Tesco’s No Naughty List’’ dhe ‘’Aldi Kevin the Carrot’’, por përpjekja e Lidl për të parodizuar markat e tjera në ‘’A Christmas You Can Believe’’ nuk u prit mirë, me vetëm 52% të të anketuarve që mendonin se ishte humorisitike krahasuar me 67% për Tesco . Ndërkohë, ‘The Show Must Go On’ i Amazon, i cili vendosi COVID në zemër të fushatës, u konsiderua reklama më e përshtatshme në klimën aktuale, por jo më efektivja.

Gjysma e shikuesve menduan se ishte shumë e përshtatshme (kundrejt një mesatare prej 33%) si dhe shumë emocionale, e këndshme dhe që rrit dashamirësinë ndaj markës. Sidoqoftë, ajo dështoi të integrojë markën dhe ishte një nga performuesit më të dobët në këtë masë. Diku tjetër, John Lewis, M&S, Morrisons dhe Walkers të gjithë përdorën partneritete bamirësie për të përcjellë mesazhe pozitive për të ndihmuar të tjerët në periudhën e Krishtlindjeve – por bamirësia humbi në disa raste.

Sainsbury mori ‘’kupën’’ e më të dobëtit me reklamën e saj  “Perfect Portions ’që gjykohet të jetë reklama më e dobët këtë vit sepse paneli i Kantar e pa atë si joreale dhe dëshpëruese.

WARC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0