VIAL Community, forumi i parë edukativ në gjuhën shqipe - Business Magazine Albania

VIAL Community, forumi i parë edukativ në gjuhën shqipe

VIAL Community

Çfarë është vial.community dhe si mund të angazhohesh në të?

VIAL Community, ose ndryshe ViAl Voice, është një forum kushtuar entuziastëve të kriptomonedhave dhe materialeve edukative rreth tyre. Ai është i ndarë në 8 kategori, ku gjithsecila nga kategoritë do të trajtojë tema të caktuara rreth edukimit, shkëmbimit të eksperiencave, etj. Kategoritë janë këto:

1. Diskutime; në këtë kategori mund të gjeni dhe të postoni tëma rreth aktualitetit, politikës apo edhe showbizit. Kjo është e vetmja kategori që nuk i dedikohet kriptove.

2. Të rejat e fundit; kjo kategori do ju mbajë të informuar rreth çdo ngjarje apo lajmi në kohë reale rreth kriptoaseteve. Këtu ju mund të diskutoni me përdoruesit e tjerë se si këto lajme do ndikojnë në tregun e kriptos.

3. Bota e Bitcoin; këtu do gjeni çdo informacion të nevojshëm rreth Bitcoin në mënyrë që të kuptoni më mirë se si kjo monedhë funksionon. Në këtë kategori ju mund të diskutoni me pjestarët e tjerë dhe mund të shkëmbeni njohuritë tuaja me njëri-tjetrin.

4. Bota e Investimeve; mund të zgjeroni rrjetin tuaj të miqë dhe të diskutoni rreth trendeve dhe mundësive më të mira në të gjithë sektorët e investimeve, jo vetëm në kripto.

5. Bota e Altcoin; Një kategori kushtuar Altcoin-eve ku ju do mësoni më shumë rreth potencialit të tyre, teknologjië ku bazohen, Web 3.0, etj.

Lexo: Idetë e biznesit nga të rinjtë, Start-Up City kurorëzon fituesit në edicionin e katërt

6. Bota e NFT; kohëve të fundit në tregun e artit digjital po lançohen shumë projekte, por në këtë kategori ju do informoheni rreth projekteve më të mira dhe të njohura.

7. Media; në kategorinë e medias ju do mësoni rreth eventeve të ardhshme si dhe daljeve publike që VIAL do zhvillojë.

8. Prezanto idenë tënde; Nëse po mendoni të zhvilloni një ide tuajën dhe të nevojitet një komunitet nga i cili mund të marrësh këshilla ose të gjesh partnerë në sipërmarrje, kjo kategori është pikërisht ajo që të duhet.

Si të postojmë në VIAL?

Qëllimi kryesor i forumit të VIAL është të krijojë një komunitet me entuziastë të mirëinformuar rreth kriptoaseteve, pasi në këtë mënyrë lind nevoja e komunikimit me pjesëtarë të këtij komuniteti.

Për të krijuar një profil në këtë forum dhe për të filluar angazhimin tuaj, ju duhet të ndiqni këto hapa të thjeshtë (emoji):

Regjistrohuni në forum dhe vendosni një foto profili sipas dëshirës.

Eksploroni kategoritë dhe zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë për artikullin tuaj.

Klikoni butonin “Temë e re” dhe filloni të shkruani përmbajtjen e artikullit.

Për ta bërë formatimin e artikullit më mirë ju mund të përdorni këto opsione:
Bold – ** tekst ** (Pa hapësirë)
Italic – * tekst * (Pa hapësirë)
Headline – # teksti juaj këtu
Shtoni Emoji
Vendosni një foto
Vendosni një link

Nëse “Preview” e artikullit ju pëlqen, klikoni “Dërgo”.

Për të komentuar në një artikull ekzistues mjafton të klikoni në tab-in “Përgjigje” dhe të shprehni mendimin tuaj mbi temën e zgjedhur.

Lexo: 33-vjeçari ndihmon në luftimin e ndryshimeve klimatike: ‘Mund të jesh altruist dhe i suksesshëm’ 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0