Vetëm dija mund të transformojë botën. Alkida Lushaj, studentja aktive, sot pedagoge - Business Magazine Albania

Vetëm dija mund të transformojë botën. Alkida Lushaj, studentja aktive, sot pedagoge


Ornela Trupja

Nëse njeh Alkida Lushaj, kupton se ajo sot është produkt i i një pune aktive studimore. Pas studimit për Shkenca Politike, ka kryer  Masterin e parë për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe një Master të dytë për Studime Euro-Aziatike në Universitetin e Stambollit. Me etje për dije e ndërveprim, gjatë studimeve ajo mori pjesë në aktivitete dhe trajnime të ndryshme në Europë si: Austri, Belgjikë, Itali, Francë, Turqi, Maqedoni.

Ajo tregon për Businessmag.al se ka qenë pjesëmarrëse në shumë intershipe. Në intershipin ku ishte përzgjedhur nga stafi ndërkombëtar i UNDP, ishte e vetmja shqiptare që mori pjesë. Ajo u bë gjithashtu pjesë e stafit në Samitin Humanitar Botëror, që u organizua nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara  z.Ban Ki-Moon.

Aktualisht punon pranë Universitetit të New York-ut si Projekt Koordinatore dhe Asistent Profesore. Alikda është e angazhuar ndërkohë edhe në  Institutin e Studimeve Politike, ku merret me projekte kombëtare e ndërkombëtare në lidhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Me një ndjeshmëri të lartë për barazinë gjinore, ajo ka zhvilluar kërkime dhe publikoi raporte lidhur me: modernizimin e gruas shqiptare gjatë monarkisë (1928-1939), si dhe barazisë gjinore në Shqipëri.

“Vetëm dija mund të transformojë botën”, -shprehet Alkida, duke treguar se të gjitha këto eksperienca kanë ndikuar pozitivisht në formimin profesional të saj. Me ide të qarta dhe bindje rreth asaj çfarë kërkon në karrierën e saj, Aklida një pjesë të rrugëtimit na tregon se e ka ndërtuar që kur ishte studente.

A nuk do të ishte mirë që çdo student të qartësojë sa më shpejt planin e tij për zhvillimin e karrierës, në mënyrë që të nisë shtrimin e rrugës për sukses që kur është student?!

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0