Ornela Trupja
Nëse njeh Alkida Lushaj, kupton se ajo sot është produkt i i një pune aktive studimore. Pas studimit për Shkenca Politike, ka kryer Masterin e parë për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe një Master të dytë për Studime Euro-Aziatike në Universitetin e Stambollit. Me etje për dije e ndërveprim, gjatë studimeve ajo mori pjesë në aktivitete dhe trajnime të ndryshme në Europë si: Austri, Belgjikë, Itali, Francë, Turqi, Maqedoni.
Ajo tregon për Businessmag.al se ka qenë pjesëmarrëse në shumë intershipe. Në intershipin ku ishte përzgjedhur nga stafi ndërkombëtar i UNDP, ishte e vetmja shqiptare që mori pjesë. Ajo u bë gjithashtu pjesë e stafit në Samitin Humanitar Botëror, që u organizua nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara z.Ban Ki-Moon.
Aktualisht punon pranë Universitetit të New York-ut si Projekt Koordinatore dhe Asistent Profesore. Alikda është e angazhuar ndërkohë edhe në Institutin e Studimeve Politike, ku merret me projekte kombëtare e ndërkombëtare në lidhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Me një ndjeshmëri të lartë për barazinë gjinore, ajo ka zhvilluar kërkime dhe publikoi raporte lidhur me: modernizimin e gruas shqiptare gjatë monarkisë (1928-1939), si dhe barazisë gjinore në Shqipëri.
“Vetëm dija mund të transformojë botën”, -shprehet Alkida, duke treguar se të gjitha këto eksperienca kanë ndikuar pozitivisht në formimin profesional të saj. Me ide të qarta dhe bindje rreth asaj çfarë kërkon në karrierën e saj, Aklida një pjesë të rrugëtimit na tregon se e ka ndërtuar që kur ishte studente.
A nuk do të ishte mirë që çdo student të qartësojë sa më shpejt planin e tij për zhvillimin e karrierës, në mënyrë që të nisë shtrimin e rrugës për sukses që kur është student?!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto