Vetëm 3 ditë na ndajnë nga 5 prilli! Afati kritik, çfarë do të ndodhë.... - Business Magazine Albania

Vetëm 3 ditë na ndajnë nga 5 prilli! Afati kritik, çfarë do të ndodhë me TikTok në SHBA?

Kohëve të fundit shumë prej nesh mund ta ketë gjetur veten duke hapur aplikacionin e TikTok në mënyrë instiktive. Në Shqipëri tashmë i mbyllur, ndërsa në SHBA rifillon vala e diskutimit. TikTak-u i orës për fazën vendimtare po ndihet kudo. 5 prill, dita për të gjetur një blerës të ri ose për t’u përballur me një ndalim të mundshëm. Kjo situatë ka pasoja të mëdha për rreth 170 milionë amerikanë që përdorin platformën për argëtim, informim dhe madje për të siguruar të ardhura.

Lexo gjithashtu: Nga Mr. Beast tek Elon Musk, kush po garon për blerjen e TikTok?

Si erdhëm deri këtu?

Administrata amerikane ka kohë që shpreh shqetësime për sigurinë kombëtare, duke argumentuar se ByteDance, kompania mëmë e TikTok me bazë në Kinë, mund të detyrohet të dorëzojë të dhënat e përdoruesve amerikanë ose të manipulojë algoritmin e aplikacionit sipas kërkesave të qeverisë kineze. Kjo ka çuar në ligje që kërkojnë shitjen e operacioneve të TikTok në SHBA ose ndalimin e tij.

Pas një ndërprerjeje të përkohshme të TikTok në janar, administrata Trump vendosi të zgjasë afatin me 75 ditë për të lejuar gjetjen e një blerësi. Presidenti ka shprehur publikisht dëshirën për të gjetur një zgjidhje që ruan aksesin e përdoruesve në platformë.

Lexo gjithashtu: Negociatat e suksesshme për TikTok, 4 grupe të ndryshme janë duke sfiduar njëri-tjetrin

Kush mund ta blejë TikTok?

Disa kandidatë të mundshëm janë shfaqur për të blerë operacionet amerikane të TikTok, përfshirë:

Një grup i udhëhequr nga miliarderi Frank McCourt dhe investitori i njohur i “Shark Tank”, Kevin O’Leary.

Një tjetër grup që përfshin influencuesin e njohur Jimmy Donaldson (MrBeast) dhe sipërmarrësin Jesse Tinsley.

Firma e inteligjencës artificiale Perplexity.

Oracle, që tashmë është partneri teknologjik i TikTok në SHBA, është gjithashtu një kandidat i fortë. Ky skenar mund të përfshijë një investim të shtuar nga aksionarë amerikanë ekzistues, si General Atlantic dhe Susquehanna.

Trump ka përmendur gjithashtu mundësinë që një fond sovran amerikan të blejë platformën, megjithëse nuk ka dhënë detaje se si do të funksiononte kjo marrëveshje.

A do të arrihet një marrëveshje deri më 5 prill?

Zëvendëspresidenti JD Vance ka deklaruar se ka “gjasa të mëdha” që një marrëveshje të arrihet brenda afatit, edhe pse finalizimi mund të kërkojë më shumë kohë. Nëse një marrëveshje nuk finalizohet, Trump mund të zgjasë sërish afatin, siç ka bërë më parë.

Në anën tjetër, ende nuk ka shenja të qarta që ByteDance ose qeveria kineze janë të gatshme ta shesin kompaninë. Për ta nxitur këtë proces, Trump ka sugjeruar uljen e tarifave mbi importet kineze si një incentivë për të siguruar miratimin e marrëveshjes.

Çfarë ndodh nëse nuk ka marrëveshje?

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje dhe afati nuk zgjatet, TikTok mund të përballet sërish me heqjen nga aplikacionet dhe me ndalimin e shërbimeve nga partnerët e tij teknologjikë si Apple, Google dhe Oracle. Megjithatë, nëse administrata vendos të mos zbatojë ndalimin menjëherë, aplikacioni mund të vazhdojë të funksionojë në SHBA për një periudhë të pacaktuar.

E ardhmja e TikTok në SHBA mbetet e pasigurt, por ka sinjale se një marrëveshje mund të arrihet për të shmangur ndalimin. Megjithatë, nëse bisedimet dështojnë dhe afati nuk shtyhet, përdoruesit amerikanë mund të përballen me një tjetër ndërprerje të platformës në ditët në vijim.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0