Vetëm 10 të infektuar, shërohen plotësisht pacientët në disa qytete

Vetëm 10 të infektuar, shërohen plotësisht pacientët në disa qytete


10 të infektuar me Covid-19 janë identifikuar gjatë 27 prillit, shifra më e ulët e të infektuarve ditorë që prej 18 prillit.

9 prej tyre janë në Tiranë, duke e çuar totalin në 302 të infektuar.

Ndërsa 1 e infektuar është në Shkodër, duke e çuar totalin në 105 të infektuar.

Në Tiranë, 2 prej të infektuarve janë të burgosur në burgun 313.

7 të tjerët janë kontakte të pacientëve të mëparshëm.

Më shumë se gjysma e të infektuarve me Covid-19 në vend janë shëruar.

Instituti i Shëndetit Publik, në përditësimin e të dhënave, njoftoi dje se 422 nga 736 të infektuar në total, ose rreth 57,3 për qind e tyre janë shëruar.

Në qytetet më të prekura si Tiranë, Shkodra, Durrësi e Fieri më shumë se gjysma e të prekurve janë shëruar.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se qytete si Kruja e Kurbini, të cilat kanë pasur shpërthim të të infektuarve në 2 javët e fundit, numri i të infektuarve aktivë vazhdon të jetë i lartë.

Lezha, Rrogozhina e Tropoja janë qytete ku të gjithë të infektuarit janë shëruar.

Deri më 27 prill, numri i të shëruarve sipas qyteteve është:

– Në Tiranë ka 302 të prekur, 187 prej tyre janë shëruar.

– Në Shkodër ka 105 të prekur, 61 prej tyre janë shëruar.

– Në Krujë ka 92 të prekur, 8 prej tyre janë shëruar.

– Në Durrës ka 42 të prekur, 37 prej tyre janë shëruar.

– Në Fier ka 37 të prekur, 27 prej tyre janë shëruar.

– Në Kurbin ka 31 të prekur, asnjë prej tyre nuk është shëruar.

– Në Korçë ka 19 të prekur, 18 prej tyre janë shëruar.

– Në Elbasan ka 18 të prekur, 15 prej tyre janë shëruar.

– Në Kukës ka 18 të prekur, 10 prej tyre janë shëruar.

– Në Lezhë ka 14 të prekur, të gjithë janë shëruar.

– Në Has ka 14 të prekur, 12 prej tyre janë shëruar.

– Në Kavajë ka 9 të prekur, 8 prej tyre janë shëruar.

– Në Lushnje ka 7 të prekur, 4 prej tyre janë shëruar.

– Në Vlorë ka 5 të prekur, 4 prej tyre janë shëruar.

– Në Pukë ka 5 të prekur, 4 prej tyre janë shëruar.

– Në Mirditë ka 5 të prekur, 3 prej tyre janë shëruar.

– Në Rrogozhinë ka 4 të prekur, të gjithë janë shëruar.

– Në Tropojë ka 4 të prekur, të gjithë janë shëruar.

– Në Berat ka 3 të prekur, 2 prej tyre janë shëruar.

– Në Mallakastër ka 1 të prekur, ende të pashëruar.

– Në Mat ka 1 të prekur, ende të pashëruar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0