Vera më e mirë për çdo shenjë horoskopi

Vera më e mirë për çdo shenjë horoskopi


Këtë herë verën zgjidheni sipas shenjës së horoskopit, yjet jua njohin më mirë shijet.

Gëzuar me verën që të përket!

Dashi: Verë Portokallesh 

Ju nuk humbisni në turmë, ndaj në një botë ku të gjithë preferojnë verën e kuqe dhe të bardhë, ju duhet të zgjidhni atë portokalli. Ju jeni një person që vlerëson origjinalitetin.

Demi: Barolo 

Ju i adhuroni gjërat e rralla dhe të mira në jetë, dhe po njësoj Barolo është një verë e mirë e quajtur ndryshe “Mbreti i Verërave”.

Binjakët: Chenin Blanc 

Rutina ju mërzit dhe ju doni të shijoni çdo gjë që jeta ofron. Kjo verë përshtatet me shijet tuaja.

 

Gaforrja: Zinfandel 

Gaforret njihen si persona të vështirë, por sapo t’i njihni ata janë shumë të dashur dhe të sjellshëm me të gjithë. Njësoj është dhe Zinfandel, në momnetin që e provoni do të ndjeni akoolin, por pas 30 minutash do të dalloni dhe shijet e tjera të frutave.

Luani: Shampanjë 

Luani do të jetoj një jetë të mirë, prandaj shampanja është ajo që përshatatet më mirë.

Virgjëresha: Pinot Noir 

Virgjëreshat vlerësojnë vëmëndjen e kujdesshme në detaje, dhe po kështu bëhet dhe Pinot Noir.

Peshorja: Riesling 

Riesling është një verë që shkon me çdo lloj ushqimi. Po kështu dhe Peshorja ka aftësinë të përshatetet me të gjithë.

Akrepi: Cabernet Sauvignon 

Ju keni nevojë për një pije të zjarrtë. Kjo pije ju bën për vete pa ndonjë arsye të rrallë, e mistreshme dhe tërheqëse njësoj si akrepët.

Shigjetari: Teran 

Ju pëlqeni të lidheni me njerëzit, dhe kjo verë Sllovene me një shije unike jua jep këtë mundësi.

Bricjapi: Bordeaux

Ju nuk dilni kurrë nga moda, dhe pija juaj duhet të jetë e tillë. Bordeaux është një verë klasike për ata që vlerësojnë cilësinë.

Ujori: Verë Biodinamike 

Ju jeni njerëz progresivë dhe ju pëlqen të provoni gjëra të reja, ndaj nëse ende nuk e keni provuar verën dinamike duhet ta bëni tani.

Pisces: Verë Pétillant-Naturel

Ju nuk i pëlqeni kornizat dhe doni të jeni vetvetja. Vera juaj duhet të jetë me flluska dhe e lehtë, më saktë një shoqe e shampanjës.

/HarpersBazaar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0