"Vera është e gjallë si Gruaja " - dialog me kimistin Rrahman Gjeta

“Vera është e gjallë si Gruaja” – dialog me kimistin Rrahman Gjeta


Shkruar nga Andi Bica, Beti Kumi

Realizimi i verërave në Librazhd po vijon mbi një traditë të kahmotshme ilire. Pranë parkut malor ndërshtetëror të Shebenik Jabllanicës, në kodrat e Karnavecit, në Qukës e Hotolisht  vreshtat përbëjnë 45 % të sipërfaqes me drurë frutorë  e 1 % të tokës së punuar.  Banorët merren edhe me selitjen e hardhive në krijimin e e pjergullave mes mureve, tarracave e pemëve duke u mbështjellë e kacavjerrë hardhitë në gjendje natyrale.

Varietet e verërave si Hungarezja  “Tokaj” e mbërritur në 1976 -ën  në Librazhd, Shesh i Zi e Shesh i Bardhë  dhe Kabërneti janë si në shtëpinë e tyre në Kantinën “Librazhdi” brenda buteve të shëndetshme ose si “gra shtatzëna” shprehet Kuteli në veprën e pasur letrare.

E veçanta e Kantinës, vera “Tokaj” me ngjyrë kashte të çelur e nuanca të jeshiles, realizohet nga vreshti i kultivarit me të njëjtin emër, vreshta të tokës pjellore Karnavec Slatinë. Mushti i verës përftohet nga shtrydhja e lëngut dhe jo shtypja në presë. Ai përmban 13 % alkol.

Bashkëudhëtarët në Enologji, kimistët Rrahman dhe Luljeta Gjeta, entuziastë për rikthimin e disa vlerave të paharruara nga profesionistët si aroma dhe shija e Kabërnetit dhe Tokajit, (vlerësime të ekspertëve në vitet ’60 , ’70) dëshmojnë se ruajtja e traditës është shenjë  e identitetit kombtar.

E reja sipas drejtuesit Gjeta qëndron te krijimi i një etikete për varietetin “Shesh i Zi” me një pikturë e cila ka pamje në miniaturë nga trualli i begatë dhe ndërtesa e Kantinës  “Librazhdi”.

Përzierjet e likernave nga zonja e shtëpisë, Luljeta, sigurojnë një kombinim të mirë për vlerat e shëndetit, duke e pasuruar pijen e rakisë me bimën mjekësore të shafranit. Sivjet ka qënë një periudhë e vështirë prej lagështirave për vreshtarinë, por viti 2017 sjell për shijuesit e verës së Librazhdit në tryeza kualitetin e verës së kuqe me pako pesë litërshe me një çmim konkurues në raport me disa kantina.

Oborri i Kantinës së familjes Gjeta, me shtrirje prej mijëra metrash, fton në festat e Gushtit, të vjeljeve të pritshme të Shtatorit, Tetorit vizitorët e luginës së Shkumbinit. Vlerësimi si pjesë e UNESCO-s e një zone të Parkut shqiptaro maqedonas të Malit të Shebenikut po e rrit ardhjen e turistëve të natyrës së egër por të bukur. Rizgjimi i shijes së verës dhe tharmimet e tjera, vendbanimi arkeologjik kodrinor i Selcës pak kilometra më tutje në Proptisht, si dhe lidhja me Elbasanin, Përrenjasin, Rrajcën, Ohrin, Strugën e Dibrën, na parashtron një hartë turistike më intriguese për ta eksploruar arealin me disa pamje harmonike si fijet e kostumit popullor të Rrajcës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0