Veprimet e Carlos Chosn, që kanë vënë në rrezik aleancën 20 vjeçare Nissan-Renault - Business Magazine Albania

Veprimet e Carlos Chosn, që kanë vënë në rrezik aleancën 20 vjeçare Nissan-Renault


Carlos Ghosn u pushua nga drejtimi i Renault, një ditë pas arrestimit të tij në Japoni për shkelje financiare, ndërsa qeveria Franceze po bën përpjekjet e saj të mbrojë aleancën me Nissan, të tronditur nga skandali.

Financial Times shkruan se Carlos Ghosn kishte planifikuar të realizojë një shkrirje midis Renault dhe Nissan para arrestimit të tij në Tokio këtë javë, një marrëveshje që u kundërshtua nga bordi japonez i makinave dhe po kërkonte mënyra për të bllokuar.

Disa anëtarë të bordit të Nissan prisnin që përpjekja të materializohej në muajt e ardhshëm.

Ghosn, u arrestua në fillim të javës, pasi Nissan deklaroi se ai ka përdorur paratë e kompanisë për motive personale dhe ka raportuar pagën më të ulët prej vitesh.

Shteti Francez është aksioner 15% tek Nissan, ndaj Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha se Carlos Ghosn nuk është më në një pozitë për të drejtuar Renault. Ai bëri të ditur se po kërkohet një drejtim i përkohshëm i kompanisë për të cilin ka takuar edhe administratorin Philippe Lagayette, përfaqësuesin shtetëror të Renault. “U kemi kërkuar autoriteteve tatimore të bëjnë verifikimet për Carlos Ghosn”, tha ministri.

Renault në vetvete zotëron 43.4% të Nissan. Një alenacë 20 vjeçare që së fundi u vu në pikëpyetje.

Ministri tha se për këtë do të bisedojë me homologun japonez. Sipas tij, “partneriteti i Renault me Nissan është në interes të të dyja vendeve dhe të dyja kompanive”.

Renault bleu aksione tek Nissan në vitin 1999, periudhë kur Nissan ishte në vështirësi financiare në dy ditët e para të javës aksionet e Renault ranë gati 13%, (8.4% të hënën dhe 4.3% të martën).

Financial Times, WSJ,

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0