Ventrilokuistja e parë shqiptare rrëmben zemrën e publikut amerikan,

Ventrilokuistja e parë shqiptare rrëmben zemrën e publikut amerikan


Arjeta Dhima është ventrilokuistja e parë shqiptare, e cila  ka performuar për publikun amerikan.

Ajo mori pjesë në konferencën e ventrilokuistëve në Vent Hanen Kentucky të SHBA-së, ku morën pjesë pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Me një teknikë të shkëlqyer, Arjeta ia ka dalë që të japë një performancë fantastike në gjuhën angleze. Për herë të parë, personazhet e dashur për publikun shqiptar, Xha Teli & Sindi, kanë dalë para një publiku mjeshtrash.

Kjo performancë është pritur mirë nga të gjithë dhe Arjeta është duartrokitur pafund nga publiku që ndodhej në sallë.

 ZONEELIRE.AL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0