Veneto Banca, KWForester, marreveshje ne mbeshtetje te nderkombetarizimit te kompanive - Business Magazine Albania

Veneto Banca, KWForester, marreveshje ne mbeshtetje te nderkombetarizimit te kompanive


 TIRANA – “Inkurajim te procesit te nderkombetarizimit te kompanive vendore permes shkembimit te informatave dhe kontakteve”. Ky eshte qellimi i marreveshjes se nenshkruar se fundmi nga Veneto Banca dhe KWForester, nje firme konsulence nderkombetare me qender ne Vicenza (Verona) dhe Padova. 

Marreveshja ne fjale u nenshkrua nga Fabrizio Mora, Shef i Veneto Banca Corporate Group, dhe Alessandro Maggio, pergjegjes per Europe KWForester Group.

Marreveshja parashikon angazhimin e perbashket per te ndare njohurite, sherbimet, produktet dhe kontaktet e biznesit, me qellim krijimin e nje tabloje sa me te plote te jete e mundur per kompanite qe duan te marrin rrugen e nderkombetarizimit. Ne veçanti, KWForester do te sjelle pervojen e saj mbi temat me te nxehta te nderkombetarizimit si investimet dhe sipermarrjet e perbashketa (joint ventures), tatimet dhe tregtia nderkombetare, kredite e subvencionuara si dhe shume sherbime te tjera.

untitled

 “Kjo marreveshje eshte nje shembull i mire i krijimit te nje ekipi per nje qellim te vetem e te perbashket: prezantimi i kompanive me oferten e kualifikuar mbi ceshtjen e nderkombetarizimit, si nje nga rruget e pakta sot per sot per zhvillimin e sistemit te biznesit. Veneto Banca ka kohe qe eshte aktive ne kete front, si per oferten e produkteve dhe sherbimeve te percaktuara ashtu edhe per marreveshjet me kompanite me te respektuara per nderkombetarizimin, te tilla si SACE, Simest, Ireipe dhe tani edhe KWForester “.

Veneto Banca dhe KWForester jane te dy te pranishem ne 4 vendet e Evropes Lindore: Rumani, Shqiperi, Moldavi dhe Kroaci.

KWforester operon ne Shqiperi ne bashkepunim me JZF Group, me seli ne Tirane dhe nje aktivitet te shtrire ne Ballkan. Prej 10 vitesh, ajo ofron orientim, asistence dhe mbeshtetje per te gjitha sipermarrjet nderkombetare ne zgjerimin e tregjeve. Kete vit, JZF Group “rrembeu” Cmimin e B.I.D. per cilesi, nje cmim qe promovon kulturen e cilesise. 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0