“Venecia në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik”, propozimi i UNESCO - Business Magazine Albania

“Venecia në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik”, propozimi i UNESCO

“Venecia në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik”, propozimi i UNESCO

Venecia duhet t’i shtohet listës së vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik, ka thënë agjencia kulturore e OKB-së.

Qyteti ikonik italian është në rrezik të dëmtimit “të pakthyeshëm” nga turizmi dërrmues, mbizhvillimi dhe rritja e nivelit të detit për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një raporti nga Unesco. Agjencia synon të inkurajojë ruajtjen më të mirë të sitit për të ardhmen.

Një zëdhënës i komunës së Venecias tha se ata do ta “lexojnë me kujdes” propozimin, raporton Reuters. Ata shtuan se më pas do të diskutohet me qeverinë italiane. Venecia njihet si “La Serenissima”, që përkthehet “shumë i qetë”, por ky pseudonim nuk i përshtatet më. Raporti i UNESCO-s fajëson autoritetet italiane për “mungesë të vizionit strategjik” për të zgjidhur problemet me të cilat përballet një nga qytetet më piktoreske të Italisë. Është një goditje për autoritetet, të cilët akuzohen se nuk mbrojnë qytetin historik dhe lagunën përreth. Por një nga ish-kryetarët e bashkive të Venecias ka akuzuar agjencinë ndërkombëtare të trashëgimisë si “një nga trupat më të shtrenjtë dhe më të padobishëm në faqen e dheut”.

Lexo: The Times: Shqipëria, vendi që do të dëshironit të vizitoni këtë verë

Massimo Cacciari tha se UNESCO kalon “gjykim pa njohuri” dhe “jap opinione majtas dhe djathtas, të cilat do të bënim më të mirën t’i shpërfillim”.

“Ata nuk na japin asnjë fond për të bërë ndryshime, gjithçka që bëjnë është kritika… Sikur Venecias të kishte nevojë që Unesco të ishte një vend i trashëgimisë botërore! Ne kemi nevojë për më shumë veprime dhe më pak fjalë.”

Futja e Venecias në listën e vendeve të rrezikuara ishte propozuar nga Unesco dy vite më parë, por u shmang në momentin e fundit për shkak të disa masave emergjente të miratuara nga qeveria italiane. Në veçanti, një nga ato masa ishte vendimi për ndalimin e anijeve të mëdha – të tilla si anijet e lundrimit në Kanalin San Marco, si dhe premtimi për të nisur një plan ambicioz të ruajtjes së qytetit.

Ndalimi i anijeve të mëdha po zbatohet edhe pse UNESCO thotë se duhet të shtrihet edhe në modelet e tjera të varkave që janë shumë ndotëse. Por plani për të shpëtuar Venecia nuk u zbatua kurrë dhe ka mbetur një mirazh. Rreth 28 milionë turistë vizitojnë Venedikun çdo vit. Kjo çon në gjithnjë e më shumë projekte të zgjerimit urban, i cili nga ana tjetër e dëmton qytetin, sipas Unesco.

Ndër të tjera, UNESCO beson se ndërtesat e larta mund të “kanë një ndikim negativ vizual” në qytet dhe ato duhet të ndërtohen larg qendrës së qytetit. Venecia konsiderohet një perlë e padiskutueshme nga italianët.

Përveçse i është vënë një pseudonim për qetësinë e tij, ai njihet si “qyteti i dashurisë”, “la domitante” (mbizotëruesi) dhe “mbretëresha e Adriatikut”.

en

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0