Vendosi rekord duke qëndruar 437 ditë në hapësirë, vdes kozmonauti rus - Business Magazine Albania

Vendosi rekord duke qëndruar 437 ditë në hapësirë, vdes kozmonauti rus

Vendosi rekord duke qëndruar 437 ditë në hapësirë, vdes kozmonauti rus

Kozmonauti rus Valery Polyakov, i cili në vitin 1995 vendosi një rekord qëndrimi në hapësirë me 437 ditë, ka vdekur në moshën 81-vjeçare, ka njoftuar Agjencia Shtetërore Ruse e Hapësirës, Roscosmos.

Polyakov u dërgua në stacionin hapësinor “Mir” në orbitë më 1 Gusht 1994 dhe u kthye në Tokë në fund të Marsit 1995. Një qëndrim kaq i gjatë në hapësirë është një barrë serioze për trupin e njeriut. Polyakov ishte mjek me profesion. Para se të hynte në korpusin e kozmonautëve, ai punoi në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në shërbimin e ndihmës së parë.

Në Hapësirë ​​ai hulumtoi metodat e mbështetjes mjekësore për misionet afatgjata dhe kreu eksperimente mjekësore dhe biologjike. Polyakov iu dha titulli “Hero i Rusisë” për misionin më të gjatë. Për misionin e tij të parë në vitin 1989 iu dha titulli “Hero i Bashkimit Sovjetik” dhe çmimi më i lartë sovjetik, Çmimi Lenin.

washingtonpost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0