Vendet në zhvillim, humbje me 100 miliardë $ në vit për shkak të kompanive "offshore" - Business Magazine Albania

Vendet në zhvillim, humbje me 100 miliardë $ në vit për shkak të kompanive “offshore”


Vendet në zhvillim humbasin çdo vit 100 miliardë dollarë taksa nga kompanitë offshore. Përfundimi vjen nga një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Raporti shqyrton të dhënat e vitit 2015 dhe arrin në përfundimin se aktualisht mbi 30 për qind e investimeve të huaja në vendet e varfëra hyjnë përmes parajsave fiskale.

Sipas ekspertëve të OKB, arsyeja kryesore se pse kompanitë zgjedhin këtë rrugë është ajo e shmangies së taksave.

“Mesatarisht, ndër ekonomitë në zhvillim, për çdo 10 për qind investime të huaja që hyjnë përmes parajsave fiskale, fitimi i taksueshëm ulet me 1 pёr qind”, thotë raporti.

Por si kryhet evazioni?

Sipas raportit, skema realizohet duke transferuar fitimet nga vendi në zhvillim, ku ato gjenerohen, te parajsat fiskale.

Kompania X ka kryer një investim në një vend të varfër, nga i cili gjeneron 100 lekë fitime.

Normalisht këto fitime duhet të taksohen në vendin e varfër. Por për t’i shpëtuar taksimit, kompania faturon 60 lekë shpenzime artificiale nga dega e saj në offshore, ku taksa është zero.

Shpenzimi mund të jetë konsulencë, ose ndonjë shërbim tjetër dhe për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale, ai është i pamundur të verifikohet.

Rrjedhimisht fitimi i taksueshëm i kompanisë në vendin e varfër u ul nga 100 lekë që ishte në 40 lekë, pasi 60 lekë u transferuan tek vendi offshore ku nuk taksohen.

Në Shqipëri, një pjesë e madhe e konsiderueshme e investimeve të huaja, si në energjitikë por edhe në fusha të tjera kanë ardhur përmes parajsave fiskale.

Rasti më i fundit ishte ai i konçesionarit të markimit, por edhe i disa kompanive të naftës dhe një nga arsyet dyshohet të jetë pikërisht shmangia e taksave.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0