Vendet me popullsinë më të ulët në botë - Business Magazine Albania

Vendet me popullsinë më të ulët në botë

Vendet me popullsinë më të ulët në botë

Gjithmonë flitet shumë për vendet më të populluara në botë, pasi më shumë njerëz zakonisht do të thotë më shumë tregti, zhvillim dhe kërkesë për mallra dhe shërbime. Por çfarë ndodh me skajin tjetër të spektrit?

Platforma Visual Capitalist analizoi vendet dhe territoret më të vogla në botë sipas popullsisë dhe i ka renditur në këtë artikull. Të dhënat janë marrë nga vlerësimet e OKB-së për Perspektivat e Popullsisë Botërore për vitin 2025.

Vendet dhe territoret me popullsinë më të ulët

Me vetëm 500 banorë, Vatikani është shteti sovran më pak i populluar në botë. Është gjithashtu vendi më i vogël në botë për nga sipërfaqja tokësore.

                                                                                    Vatikan

Lexo edhe:Puna nuk gjen punonjës, punonjësit nuk gjejnë punë! – Si po e zgjidh Kevin Sada këtë paradoks me “Portali Punës”?

I renditur i dyti, Niue ka afërsisht 1,800 banorë. Ishulli i vogël vetëqeverisës ka të njëjtin udhëheqës shteti me Zelandën e Re.

                                                                          Niue

Në vendin e tretë, Tokelau, një tjetër territor i Zelandës së Re, ka afërsisht 2,500 banorë.

                                                            Tokelau

I renditur i teti, Tuvalu është shteti sovran me ekonominë më të vogël (79 milionë dollarë) në botë.

Pra… njerëzit jetojnë në Vatikan?

Shumica e banorëve të Vatikanit janë klerikë dhe anëtarë të Gardës Zvicerane, që ofrojnë siguri për Papën. Kjo do të thotë se kërkohet një lloj roli i kishës, përpara se të lejohet qëndrimi atje. Gjithashtu, mund të merret shtetësia dhe pasaporta e qytetit të Vatikanit. Por kjo nuk ka lidhje me lindjen aty. Në fakt, nuk ka spitale apo dhoma lindjeje brenda vendit prej 0,19 milje katrore. Në vend të kësaj, shtetësia jepet në bazë të përgjegjësive brenda kishës ose shtetit, që do të thotë se shumë qytetarë punojnë drejtpërdrejt për Selinë e Shenjtë. Për referencë, 19,000 turistë vizitojnë Vatikanin çdo ditë, gati 38 herë më shumë se popullsia aktuale.

Visual Capitalist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0