Vendet me më shumë miliardere femra që ia kanë dalë mbanë! - Business Magazine Albania

Vendet me më shumë miliardere femra që ia kanë dalë mbanë!

Vendet me më shumë miliardere femra që ia kanë dalë mbanë!

Gratë përfaqësojnë vetëm 13% të miliarderëve globalë, ndërsa ato që e kanë ndërtuar pasurinë nga e para janë edhe më të rralla, vetëm 3.6% në mbarë botën. Megjithatë, ndikimi i tyre po rritet me shpejtësi. Që nga viti 2015, numri i miliarderëve femra self-made është rritur me 81%, ndërsa pasuria e kombinuar e tyre ka arritur mbi 1.7 trilionë dollarë. Me këtë në mendje, agjencia britanike Reboot Online analizoi listën e Forbes për miliarderët dhe identifikoi gratë që e kanë krijuar pasurinë e tyre në mënyrë të pavarur.

Rezultatet: Vendet me më shumë miliardere self-made

Renditja Vendi Mosha mesatare aktuale e miliardereve self-made Numri i miliardereve femra self-made
1 Shtetet e Bashkuara 62 51
2 Kina 58 37
3 Gjermania 56 18
4 India 65 9
5 Turqia 68 4
6 Mbretëria e Bashkuar 71 3

SHBA udhëheq botën me 51 miliardere femra self-made

Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën me 51 miliardere femra self-made, 38% më shumë se Kina (37). Ky sukses lidhet me ekosistemin e fortë sipërmarrës, rrjetet e kapitalit sipërmarrës dhe një kulturë që nxit inovacionin dhe rrezikun. Me një sistem të mbështetjes së startup-eve, akses në tregjet globale dhe fokus tek pavarësia financiare, SHBA mbetet qendra kryesore e suksesit financiar të grave. Figura të njohura përfshijnë Lyndal Stephens Greth, që drejton Endeavour Energy Resources, një kompani private e eksplorimit të naftës e blerë në vitin 2024 nga Diamondback Energy. Me një pasuri prej 25.8 miliardë dollarësh, ajo renditet e dyta ndër gratë më të pasura në botë. Në anën tjetër, sektori i teknologjisë po formëson gjeneratën e ardhshme të miliardereve: Lucy Guo, bashkëthemeluese e Scale AI, u bë gruaja më e re miliardere self-made në botë në moshën 30-vjeçare, duke kaluar edhe ikona botërore si Taylor Swift.

Lexo edhe:Nga ChatGPT te vizionarët e rinj: TIME100 shpall figurat më me ndikim në AI, mungon Mira Murati

Kina renditet e dyta me 37 miliardere self-made

Kina numëron 37 miliardere femra self-made, që pasqyrojnë ekonominë dinamike dhe të orientuar nga teknologjia. Mosha mesatare është 58 vjeç – një nga më të rejat globalisht – çka tregon se pasuria po gjenerohet më shpejt se në vende të tjera. Ndër më të njohurat është Zhou Chaonan, kryetare e Range Intelligent Computing Technology Group, lider në shërbimet e qendrave të të dhënave. Me një pasuri prej 7.3 miliardë dollarësh, ajo renditet e 13-ta globalisht ndër gratë më të pasura self-made.

Gjermania ka miliarderet më të reja në moshë

Gjermania zë vendin e tretë me 18 miliardere femra self-made, por spikat për moshën e ulët mesatare prej 56 vjetësh. Kjo pasqyron fuqinë në sektorët e botimeve, medias dhe shëndetësisë. Christiane Schoeller, me një pasuri prej 5.4 miliardë dollarësh, zotëron një pjesë të madhe të Holtzbrinck Publishing Group dhe ka ndikuar në drejtimin e kompanisë. Ndërkohë, Katharina von Baumbach, e vlerësuar me mbi 5 miliardë dollarë, përfaqëson një gjeneratë të re pasurie në moshën vetëm 25-vjeçare, duke luajtur një rol aktiv në kompaninë farmaceutike Boehringer Ingelheim.

Mbretëria e Bashkuar renditet e gjashta me 3 miliardere self-made

Mbretëria e Bashkuar ka vetëm 3 miliardere femra self-made, por ndikimi i tyre është i konsiderueshëm. Me moshën mesatare më të lartë në listë – 71 vjeç – ato sjellin dekada përvoje biznesi. Më e njohura është Denise Coates, me një pasuri prej 7.3 miliardë dollarësh, bashkë-CEO e Bet365, një nga kompanitë më të mëdha të basteve online në botë. Ajo zotëron 50% të kompanisë, e cila menaxhon mbi 65 miliardë dollarë në baste çdo vit, duke e renditur të 13-tën globalisht ndër gratë më të pasura self-made.

reboot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0