Vendet e lira të punës – SHKP: Ja si aplikohet online

Vendet e lira të punës – SHKP: Ja si aplikohet online


Të gjithë personat e interesuar mund të aplikojnë online për vendet e lira të punës, që shpall Shërbimi Kombëtar i Punësimit në 65 qytete.

Faqja zyrtare e këtij institucioni puna.gov.al ju jep mundësinë e kandidimit, pa u paraqitur në zyrat e punës, por paraprakisht duhet të jeni të regjistruar në sistem për të kryer këtë procedurë.

Kjo pasi, në rastin kur nuk keni krijuar ende llogarinë tuaj personale, keni të drejtë të vizitoni të gjitha ofertat, por nuk ju jepet mundësia e aplikimit për një vend pune. Këtë të drejtë e merrni pasi keni krijuar profilin e punëkërkuesit, i cili përmban të dhëna bazë si: emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identitetit apo adresa e postës elektronike.

Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatikisht fjalëkalimin në adresën e postës elektronike, i cili mundëson aksesueshmërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës.

Gjithashtu, sistemi të mundëson të shtosh edhe informacione mbi shkollimin, eksperiencat në punë, aftësitë mbi gjuhët e huaja, njohuritë kompjuterike, etj.

Ndërkaq, ju mund të përzgjidhni edhe 3 profesione ku dëshironi të punësoheni dhe kjo ju mundëson ardhjen automatikisht të ofertave në kutinë e mesazheve, që përputhen me profesionin tuaj.

Përsa i takon vendeve të punës, ka një larmishmëri profesionesh e zanatesh, duke filluar nga psikologët, kamerierët, recepsionistët në hotele, sekretarë, nëpunës banke, ekonomistë, etj. Aktualisht, në sistemin online të Shërbimit Kombëtar të Punësimit janë regjistruar mbi 37. 500 vetë.

Regjistrimi

1-Mbasi klikon mbi linkun “Regjistrohu”plotëson të dhënat me kujdes.

2-Në fushën NID numri personal duhet te jete me 10 karaktere

3- Në fushën e datëlindjes përdorni kalendarin përbri fushës për lehtësi .

4- Tregoni kujdes të vendoset një adresë emal-i e vlefshme dhe e sakte. Preferohen në domain-e yahoo.com, gmail.com, hotmail.com .

5- Mbas plotësimit klikohet butoni “Ruaj”

6- Në qoftë se të dhënat janë hedhur sakte, sistemi ju lajmëron me një shënim “Shënimet janë ruajtur me sukses. Logohu, Mbylle”

7- Klikoni mbi linkun “Logohu” dhe në menunë kryesore klikoni mbi butonin “Profili”.

8- Tashmë ju jeni loguar në sistemin online. Ndiqni udhëzimet e manualit ne Menunë kyesore “Ndihmë” për të plotësuar CV dhe përfituar nga shërbimet e tjera.

9- Emri i përdoruesit dhe Fjalëkalimi do të shkojnë automatikisht në email-in e vendosur nga ju gjatë regjistrimit.

10-Bëni kujdes gjatë logimit për të vendosur saktë karakteret e Fjalëkalimit.

/Scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0