Vëllezërit Devolli nuk mjaftohen vetëm me Kosovën, ata po e shtrijnë monopolin edhe në Shqipëri  - Business Magazine Albania

Vëllezërit Devolli nuk mjaftohen vetëm me Kosovën, ata po e shtrijnë monopolin edhe në Shqipëri 


Vëllezërve Blerim e Shkëlqim Devolli si duket nuk po u mjafton monopoli  i homologimit të automjeteve vetëm në tregun e Kosovës, i cili deri me tani u ka sjellë të ardhura deri në dhjetëra miliona me Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), prandaj po synojnë që këtë biznes fitimprurës ta shtrijnë edhe në tregun e Shqipërisë.

Është siguruar një dosje voluminoze, e cila dëshmon përpjekjet për gati një dekadë të Blerimit dhe Shkëlqim Devollit për ta marrë të drejtën e biznesit të tyre në emër të këtij monopoli edhe në Republikën e Shqipërisë, duke konkurruar bashkë me shtetas shqiptarë. Në vitin 2009 në Kosovë e mori me shumë lehtësi monopolin e homologimit të automjeteve me një vendim të ish- ministrit të Transportit, Fatmir Limaj dhe zëvendësit të tij, Adem Grabovci.

Nga viti 2009 e deri me tani për homologimin e një veture të sjellë nga jashtë, kosovarët detyrohen t’i paguajnë 125 euro në llogari të QAK-ut, pronë e vëllezërve Devolli. Ndërsa gjatë një viti në Kosovë, sipas statistikave të Doganave të Kosovës, mesatarisht importohen rreth 20 mijë vetura.

Vëllezërit Devolli përpjekjen e parë për të hyrë në tregun e Shqipërisë e kanë bërë në mars të vitit 2008, ku kanë hapur kompaninë e njëjtë në kuadër të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit në Tiranë.

Atë kohë kompania është regjistruar me emrin tregtar “Devolli Company”, me pronar të vetëm Blerim Devollin.

devolli-company-01

Vëllezërit me dy shtetësi
Fakti më interesant sipas kësaj dosjeje është se Blerim Devolli nuk figuron si shtetas i Kosovës, por kishte aplikuar me një shtetësi tjetër. Më poshtë janë të gjitha dokumentet zyrtare, të cilat i ka dorëzuar Blerim Devolli në Tiranë për ta regjistrua këtë biznes dhe ato do publikohen në një temë të veçantë. Kapitali themelor i kompanisë së regjistruar fillimisht ishte 100.000 lekë, apo mbi 700 euro.  Blerim Devollin kishte 100% të aksioneve të kompanisë së themeluar në vitin 2008.

Një vit më vonë, me kompaninë tjetër të tyre, “Devolli Group”, i bashkohet tregut të Shqipërisë për marrjen e të drejtave të koncesionit nga Autoriteti Publik i Republikës së Shqipërisë për themelimin e Qendrës moderne të homologimit të automjeteve. Kësaj here, kompania është regjistruar në emër të Blerim dhe Shkëlqim Devollit, por ky i fundit sipas dokumenteve zyrtare është regjistruar si shtetas i Kosovës.

Nga kapitali i mëparshëm prej 100.000 lekësh, Shkëlqimi ka rritur kapitalin në 7 milionë lekë, përderisa fondet janë ndarë në tri kompani: “Devolli company” do të ishte me 4.8 milionë lekë dhe “Devolli Group” me 2.2 milionë lekë të tjera, ndërsa “Eurolab” figuron si ortak me zero kapital financiar.

Kjo e fundit, “Eurolab”, është e autorizuar nga “Devolli”, për menaxhimin e Qendrës së Automjeteve të Kosovës (QAK).

2

Kontrata, investimet dhe përfitimet
Pavarësisht se të tria kompanitë, “Devolli Company”, “Devolli Group” dhe “Eurolab”, janë të lidhura njëra me tjetrën dhe pronë e vëllezërve Devolli, në Shqipëri, shihet se janë futur si ortakë në këtë biznes. Madje të bashkangjitura i kanë kontratat, ku janë të ndara aksionet dhe përgjegjësitë në investime dhe menaxhim.

Kështu që “Devolli Company” do të jetë përgjegjëse për sigurimin e pronës së patundshme prej 2.3 hektarëve, të përshtatshme për vendosjen e Qendrës së homologimit, në vlerë të së cilës i takojnë 45% të aksioneve në homologim.

“Devolli Group”, sipas kontratës, do të jetë përgjegjëse për sigurimin e 40% të financave të projektit kapital, nga kapitali i vet ose duke lidhur ndonjë marrëveshje financiare.

“Eurolab”, për përgatitjen e planit të biznesit, ekspertizën industriale ka marrë përsipër sigurimin e 40% të shpenzimeve/ financave të projektit kapital.

3 4 5 6 7

Vëllezërit Devolli dhe ortaku i tyre nga Durrësi
Kurse 7 vite me vonë, përkatësisht në fillim të këtij viti, kompania e Devollëve në Tiranë, me emrin “Euro Lab Center Alabania” , fut edhe partner nga Shqipëria në këtë biznes. Ortak i ri i tyre është kompania “Intechs Balkans” të cilën sipas kontratës e ka shtetasi i Shqipërisë Erindi Golemi, i lindur në Durrës.

Por e njëjta tashmë synon që përpos homologimit të të gjitha llojeve të automjeteve të transportit rrugor ta bëjë edhe kontrollin teknik të automjeteve, ashtu siç e gëzon privilegjin në Kosovë ku përpos homologimit merr edhe nga 5 euro prej secilës qendër të kontrollit teknik të automjeteve në emër të instalimit të kamerave monitoruese.

Kontratë kjo e dhuruar nga shteti i Kosovës, e cila i ka sjellë rreth 7.5 milionë euro vetëm gjatë periudhës 2009-2014. Derisa nga homologimi i automjeteve të hyrat vjetorë të kompanisë llogariten të jenë rreth 2 milionë euro në vit, apo rreth 15 milionë euro nga themelimi e deri më tani.

 

burimi: infokusi.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0