‘’Vax Live’’, koncerti bamirës që grumbulloi miliona dollarë për vaksina - Business Magazine Albania

‘’Vax Live’’, koncerti bamirës që grumbulloi miliona dollarë për vaksina

Koncerti që bëri bashkë yje të spektaklit dhe liderët e politikës në emer të shpërndarjes së barabartë të vaksinave të koronavirusit, u transmetua globalisht mbrëmjen e së shtunës. Vax Live, koncerti për të ribashkuar botën, u quajt aktiviteti I regjistruar një javë më herët me pjesëmarrjen e princit Harry e bashkëshortes Meghan, e gjithashtu çiftit presidencial, Joe dhe Jill Biden.

Qëllimi I koncertit bamirës, i zhvilluar në stadiumin e So FI, në Los Angeles, ishte bindja e qytetarëve për tu vaksinuar dhe  thirrja për shpërndarje të barabartë të vaksinave. “Vaksina duhet tu shpërndahet të gjithëve, kudo. Ne nuk mund të rimëkëmbemi deri sa të ketë një shpërndarje të drejtë në çdo cep të botës. Virusi nuk respekton kufij dhe qasja ndaj vaksinës nuk mund të përcaktohet nga gjeografia.”, u shpreh Harry.

“Që prej fillimit të pandemisë, gati 5 milion e gjysmë gra kanë humbur vendin e punës në SHBA e 47 milionë të tjera rreth botës pritet të zhyten në varfëri. Por nëse punojmë bashkë për të çuar vaksinat në çdo vend e kontinent, mund të ri ngrihemi sërish.”, shtoi Meghan.

Aktiviteti u drejtua nga Selena Gomez dhe përfshiu performanca nga Jennifer Lopez, Eddie Vedder, Foo Fighters, H.E.R. etj, të cilët performuan për një audience prej 27 mijë personash, të gjithë punonjës të shëndetësisë e të sektorëve të tjerë kyçë, plotësisht të vaksinuar.

“Nuk mund të heqim dorë tani. Vaksinat janë të sigurta, jua premtoj; janë të sigurta dhe funksionojnë. Ne po punojmë me udhëheqësit rreth botës që të ndajmë më shumë doza dhe të rrisim prodhimin, në mënyrë që çdo vend në nevojë të mund ti sigurojë.”, deklaroi presidenti amerikan, Biden.

Para transmetimit, Global Citizen deklaroi se koncerti kishte grumbulluar 302 milionë dollarë që do të përdoren për sigurimin dhe shpërndarjen e 26 milionë vaksinave të Covid-19 në komunitetet më të varfër në botë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0