Vasil Naçi në Think Big: Nëse nuk ke kohë nuk ke biznes, por një punë. - Business Magazine Albania

Vasil Naçi në Think Big: Nëse nuk ke kohë nuk ke biznes, por një punë.

Think Big hapi siparin e tij me të ftuar special. Vasil Naçi, Themelues dhe drejtues i Agna Group, autor i disa librave dhe folës motivues, tregoi për rrugëtimin e tij në biznes, madje edhe para se ta nisë atë.

Kalimi nga Gjirokastra në Tiranë, bëri që Vasili të shikojë mundësitë e reja në horizont. Ai e nisi duke shitur veshjet e përdorura që prindërit e tij kishin sjellë nga Greqia. Sapo kishte nisur tregtia. Shikimi i mundësive duket të ketë qenë një avantazh për z.Naçi. Ai tregon gjatë intervistës se u kthye në Greqi për të blerë produkte të tjera me paratë e siguruara nga shitja e veshjeve të përdorura. Aty pa çamçakëz dhe i tërhoqi vëmendjen diferenca e lartë e çmimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Nis t’i tregtojë ato dhe të blejë gjithnjë e më shumë.

Anonime Kakavijë? Pse e hapi kompaninë me këtë emër. Pasi kishte nisur tregtinë, e madje përfshirë edhe familjarë të tij në aktivitet Vasil Naçi vendos të regjistrojë biznesin e tij në Gjirokastër. “Juristi më pyeti si do t’ia vendosnim emrin kompanisë. Për mua ishte e rëndësishme të punonim. Si do t’ia vinim emrin?”. Kur juristi pa që nuk e kishin menduar emrin e kompanisë, pyet nëse kompania do të mbetej anonime. “Po, Anonime Kakavijë!”, i thotë z.Naçi. Kjo zgjati deri në vitin 2005.

“Njerëzit na thërrisnin në emër të brandeve që ne sillnim në treg ndaj i vendosëm emrin”,- tha ai.

Lexo: Ndiqni emisionin Think Big me z.Vasil Naçi

Të bësh biznes, do të thotë se ose e mëson lojën siç duhet ose del jashtë loje, sipas tij. “Kur nuk ke të angazhuar vetëm njerëz të familjes do të mësosh. Ne patëm fatin të kishim brande të mëdha, nga të cilat mësuam shumë. Trajnimin e parë na e bëri Heiniken. Aty kuptova vlerën e partnerëve të fortë. Momenti i dytë i rëndësishëm është që ne besuam tek ata dhe investuam te vetja. Vendosa të shkoj në Pragë, në një master për administrim biznes me objektivin për të mësuar më mirë anglishten. Por, kur vajta atje, harrova anglishten, u dashurova me biznesin”,- thotë ai.

Sipas tij, zhvillimi për trajnimin duhet të jetë i vazhdueshëm. Ndaj, në 2010 kompania mori vendimin për të ndërtuar një sistem rritje. Me këtë z. Naçi tregon se nuk ka vendosur të punojë më pak, por të punojë në mënyrë më të zgjuar. “Fillova të mendoj që kjo që bëj nuk është e mjaftueshme. Një nga arsyet pse bëra “Rruga drejt Suksesit”, ishte fakti që libri nuk mund të ishte vetëm për njerëzit e AGNA-s. Pse të kesh diçka me vlerë dhe të mos ia japësh komunitetit?”.

“Ata që janë mirë në rezultate në Akademi janë mirë edhe në punë. Nëse do të rritësh biznesin do të rrisësh njerëzit”,- sipas z.Naçi.

Po kush është lideri sipas tij. Fryma e lidershipit nënkupton që drejtuesit të marrin pozicionin e liderit. Aftësia për të ndikuar tregon se je lider. Nëse ke mundësi të ndikosh, mundësia jote është e madhe.

Baza e ndikimit është besimi, baza e besimit është ekspertiza. Me vlerat dhe ekspertizën e duhur ti krijon besimin.

Sot nuk kemi nevojë për një lider, por për shumë liderë. Kemi nevojë për një filozofi. Liderët e mirë inspirojnë njerëzit dhe vendosin dhe sistemet. Nuk është e mjaftueshme vetëm të inspirosh njerëzit.

Lidhur me krizat si pandemia, ai tregon se, “Krizat janë ciklike dhe kriza është në mendjen e personave të papërgatitur. Kriza është realitet. “Pandeminë nuk e kishim imagjinuar. Edhe 1997 ishte një krizë e madhe. Kur bllokojmë trurin se ska zgjidhje, ske për të gjetur zgjidhje. Në kohë krizash është e rëndësishme që mendja të jetë në vend dhe personi të jetë i parapërgatitur. Sa kulturë të duhur ke krijuar për të kaluar krizat me lehtësi”,- thotë ai gjatë intervistës.

Sipas tij, nëse nuk je i përgatitur për zgjidhjet më të mira, ti je i detyruar të japësh zgjidhje, përndryshe dikush tjetër do ta bëjë dhe do të dalësh jashtë loje.

Lexo: Balkathon, detaje rreth mundësisë së rrugëtimit drejt fitores

Evente si “Rruga drejt Suksesit”, ai i cilëson si pjesë të kontributit të tij për shoqërinë. Po pse me pagesë?! Sipas tij, kjo është një formë për të tërhequr personat që janë vertëtë të interesuar dhe për të mos i humbur mundësinë dikujt që ka interes, ndërsa vendin mund t’ia ketë zënë dikush tjetër. Nëse nuk vlerëson nuk beson”.

Nis të mendosh, “çfarë stili menaxhimi do të zhvilloj. Çfarë kulture do të ndërtoj? Cilët janë klientët besnikë? Të gjitha këto janë koncepte. Nëse thua “unë kam biznes, por nuk kam kohë”, sipas Vasil Naçit, ti nuk ke biznes, ti ke një punë.

Sot shumë drejtues apo komapni vënë theksin tek marketing. “Ka shumë njerëz të dashururar me marketingun, por biznes nuk është vetëm marketingu. Mjeshtërimi i biznesit shkon përtej dhe përfshin të gjithë elementët e menaxhimit. Mjeshtër është një koncept, mentalitet. Është një vend ku ti prodhon vlerë në vazhdimësi. Nëse këtë vlerë nuk e fut në sisteme, atëherë ti nuk ke biznes. Sa i zoti je të japësh premtimet në treg. Nëse nuk e bën ti e bën dikush tjetër?

“Rruga drejt Suksesit” është event për çdonjërin që pëlqen të rritet personalisht dhe profesionalisht. Por, nëse do të bësh sukses në biznes të duhen edhe elementë të tjerë. Nuk është e thënë që duhet të jesh ekspert në çdo gjë. Por nuk të lejohet të mos kesh ekspertët e duhur në biznesin tënd.

Qëllimi parësor i tij është tek kontributi. “Nëse nuk bën para pa pasur para, nuk do të bësh para as kur ke para”. Nuk ka bekim më të madh se sa të kontribuosh te njerëzit. Sipas tij, lideri nuk ka kushtet e përshtatshme për të mësuar në vendin ku ai punon, madje as në shtëpi. “Largohu nga vendi i punës. Investimi më i mirë është investimi te dija”. Kjo është një formë edhe për të qëndruar të suksesshëm. “Nëse je i suksesshëm tani, a do të jesh nesër? Duhet edhe të qëndrosh i suksesshëm”.

Ai kujtoi se, “90% e bizneseve dështojnë në 5 vjeçarin e parë. Në 10 vjet vetëm 1% e bizneseve mbijetojnë. Bëhu 1%”. Mes suksesit, sfidave dhe nevojës për rritje ka shpesh stres. Sipas tij, “stresi krijohet kur ëndrrat tona janë më të mëdha se përgatitja jonë”.

Alma Bici, drejtuese e marketingut pranë kompanisë Agna tha gjatë intervistës së saj se, “rritja e vazhdueshme, rritja e kapaciteteve njerëzore është një avantazh konkurrues. Kjo është arsyeja pse ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme tek punonjësit tanë përmes AGNA Lidership Academy. Ne besojmë se punonjësit janë aseti më i rëndësishëm i kompanisë. Pa një punonjës të kënaqur nuk mund të kesh klientë të kënaqur”.

Sipas saj, pandemia na tregoi se gjërat mund të bëhen edhe në mënyra të tjera. Në periudhë krizash prodhohet vlerë kur është invesuar tek njerëzit, tek punonjësit.

Lexo: Portali i Regjistrave Rajonal të Biznesit BIFIDEX fillon ofrimin e shërbimeve tregtare në muajin Maj 2021

Dritan Mezini, drejtues i DM Consulting, është edhe trajner pranë Agna Lidership Academy. “Kur investon tek punonjësit bën diferencën në treg, në tregun lokal, rajonal, etj. Ajo që u kuptua gjatë pandemisë, është që investimi tek dija digjitale nuk të braktis. Ajo është e sotmja, është edhe e nesërmja.”

-“Studimet e fundit tregojnë se një i ri aktualisht, deri në fund të karrierës së tij, do t’i duhet të kalojë mesatarisht në 7 vende pune, 5 nga të cilat ende nuk ekzistojnë akoma. Por, ato që garantojnë punësimin e tyre, më shumë se aftësitë teknike, janë aftësitë për t’iu përshtatur këtyre vendeve të reja të punës”,- tha z. Mezini.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0