Varësia nga “lajmet e këqija”. Studiuesit thonë se po ju dëmton shëndetin mendor dhe fizik - Business Magazine Albania

Varësia nga “lajmet e këqija”. Studiuesit thonë se po ju dëmton shëndetin mendor dhe fizik

Nuk mungojnë lajmet e këqija në media për “fundin apokaliptik” të kësaj bote, nga një pandemi globale te lufta në Ukrainë dhe një krizë e afërt klimatike. Por, hulumtimi i ri sugjeron se dëshira e pakontrolluar për të shfletuar lajme  negative në internet mund të çojë në rezultate të dobëta të shëndetit mendor dhe fizik.

“Doomscrolling”(shfletimi apokaliptik) quhet tendenca për të “vazhduar shfletimin apo leximin nëpër lajme të këqija, edhe pse ato lajme janë trishtuese ose dëshpëruese “, një praktikë që studiuesit zbuluan se ka “lulëzuar” që nga fillimi i pandemisë.

Studimi, i botuar në revistën Health Communication, zbuloi se 16.5% e rreth 1,100 njerëzve të anketuar tregonin shenja të konsumimit të lajmeve “shumë problematike”, duke çuar në nivele më të larta stresi, ankthi dhe shëndeti të dobët.

Lexo edhe: Të rinjtë po shpenzojnë më shumë kohë në TikTok se para televizorit, thotë raporti anglez

Profesori i asociuar Bryan McLaughlin, autori kryesor i studimit dhe një studiues në Universitetin Teknologjik të Teksasit, tha se cikli i lajmeve 24-orëshe mund të sjellë një “gjendje të vazhdueshme vigjilence të lartë” te disa njerëz, duke e bërë botën të duket si një  vend “i errët dhe i rrezikshëm”.

“Për këta individë, mund të zhvillohet një rreth vicioz në të cilin, në vend që të akordohen, ata tërhiqen më tej, duke u fiksuar pas lajmeve dhe duke kontrolluar për përditësime gjatë gjithë kohës për të lehtësuar shqetësimin e tyre emocional,” tha ai.

“Por kjo nuk ndihmon. Sa më shumë që kontrollojnë lajmet, aq më shumë ç’orientohen në aspekte të tjera të jetës së tyre.”

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0