USUP Talks, të motivohesh nga të rinjtë shqiptarë

USUP Talks, të motivohesh nga të rinjtë shqiptarë


USUP – Talks është konceptuar si një mundësi për të promovuar talentet e reja në krijimtari, të folur në publik, interpretim dhe kreativitet.

Në këtë platformë do të zhvillohet ideja e të punuarit në mënyrë individuale, me veten, për veten. USUP lindi si një frymëzim nga organizata TED në SHBA e cila organizon TEDx (ted talks). Ndryshe nga TEDx kjo platformë do t’i japë mundësi çdo të riu shqipfolës nga mosha 16 vjeç deri në 29 vjeç, nuk ka rëndësi kombësia apo shtetësia.

Projekti i krijuar nga Bordi Drejtues i “Unionit të Studentëve të Universiteteve të Pavarura”, ka bërë bashkë të rinjë të apasionuar me komunikimin publik, të cilët ndërtojnë fjalimet e tyre në bazë të temës motivuese, përcaktuar fillimisht nga USUP. Sfida e parë ishte fjalimi me temën “Arsimi– Mjerimi – Kreativiteti”.

Interesi nga të rinjtë ka qenë relativisht i madh, duke pasur parasysh edhe promovimin modest të USUP. Në këtë projekt aplikuan nga gjitha trevat shqiptare plot 163 persona. Pjesëmarrës të cilët regjistruan video ishin 31.

“Në këto momente jemi në fazën finale, ku të gjithë do të performojnë LIVE. Janë kualifikuar 5 më të klikuarit pas një fushatë online prej 21 ditësh,” tregon drejtori ekzekutiv në USUP Talks, Elson Frroku.

Qëllimi universal i USUP-Talks është promovimi i talenteve të rinj në të folurën në publik. Brenda paradigmës të së folurës, të rinjtë kanë mundësi edhe të japin mesazhe të forta për shoqërinë.

Nëpërmjet kësaj platforme ekziston mundësia që problematikat dhe mesazhet e të rinjve të shkojnë edhe në veshin e vendimmarrësve.

Elson Frroku thotë se: “USUP Talks sapo ka filluar, shpresojmë që ky format të kthehet në traditë dhe të shërbej si një mundësi për të rinjtë, për t’u promovuar e për t’u shprehur.”

Juria e përbërë nga intelektualë të fushave të ndryshme të: artit, gazetarisë, politikës, arsimit, do të vlerësojë pjesmarrësit duke përzgjedhur mes tyre dhe fituesit. Pëveç tre vendeve të para, USUP Talks ka rezervuar dhe çmime të ndryshme si çmimi i IN-TV, çmimi nga USUP, bursa dhe rekrutime punësimi.

Ky projekt do të zhvillohet çdo vit kalendarik. Këtu mund të gjeni të gjitha videot e pjesmarrësve: USUP-Talks.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0