Ushtria amerikane përgatitet për “skenarin më të keq” nga koronavirusi

Ushtria amerikane përgatitet për “skenarin më të keq” nga koronavirusi


Ushtria amerikane po përgatitet për skenarin më të keq në betejën me koronavirusinKështu deklaron Gjeneral Terrence O’Shaughnessykreu i Komandës Veriore Amerikanei cili shpjegon masat që po merr ushtria për të reaguar në përgjigje të krizës.

Lexo: Rama: nuk ka gjoba, por heqje lirie për ata që thyejnë rregullat

Gjeneral O’Shaughnessy thotë se ushtria po e trajton këtë krizë si periudhë lufte:

“Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i ka shpallur luftë epidemisë së COVID-19, prandaj po veprojmë si në kohë lufte dhe po e trajtojmë si një fushatë të madhe ushtarake”.

Gjenerali foli me agjencinë e lajmeve Reuters në një intervistë nga Baza Ajrore Petersen në Kolorado Springs të Kolorados. Ai shpjegoi se një kontigjent ushtarak është dislokuar në kompleksin e maleve Shajen që u ndërtua si bazë mbrojtëse nga kërcënime bërthamore.

“Ndodhet 550 metra nën tokë, nën shtresën e granitit që ofron mbrojtje të shkëlqyer, jo vetëm ndaj rrezikut bërthamor, por shërben edhe në këtë rast për të izoluar një kontigjent”.

Kreu i Komandës Veriore amerikane tha se ushtria po ofron mbështetje në operacionet federale për të vënë nën kontroll situatën në vatrat më të nxehta të sëmundjes.

“Kemi dislokuar kapacitete në Nju Jork, po ashtu në Kaliforni dhe në shtetin e Uashingtonit. Dislokimet më të fundit janë në Nju Orleans dhe Dallas. Gjatë gjithë kohës jemi në bashkërendim me Pete Gaynor, administrator i Agjencisë Federale të Emergjencave, për të identifikuar zonat që janë më në rrezik dhe ku nevojitet ndihma jonë”.

Gjenerali nuk pranoi të deklaronte sa sa ushtarë në territorin amerikan janë diagnostikuar me koronavirus, duke cituar shqetësime sigurie, por pohoi se virusi paraqet një sfidë të madhe për operacionet ushtarake.

Rreth 1000 detarë nga kryqëzori amerikan USS Theodore Roosevelt, apo një e pesta e ekuipazhit të tij, ishin në karantinë në një bazë detare në Guam. Marina Ushtarake po përpiqet të vërë nën kontroll shpërthimin e infeksionit në kryqëzor.

Evakuimi i personelit filloi të mërkurën, një javë pas raportimit të rastit të parë në Aeroplan-mbajtëse dhe pasoi nxjerrjen e një letre të fortë në adresë të komandës së Marinës nga kapiteni i kryqëzorit duke kërkuar “përgjigje të vendosur” për të vënë nëm kontroll epideminë.

Megjithëse aeroplanmbajtësja USS Theodore Rooseveld nuk është nën komandën e Gjeneralit O’Shaughnessy, ai tha se po e ndjek nga afër situatën dhe donte të ishte i informuar. Ai shprehu gjithashtu shqetësim për mirëqënien e personelit shëndetësor, si civilë, ashtu edhe nga radhët e ushtrisë, të cilët janë në vijën e frontit në këtë betejë.

“E dimë që gjenden në një situatë dhe rrethana ekstreme,” tha gjenerali.

Lexo: Henry Kisinger: Sfida historike për udhëheqësit është të menaxhojnë krizën ndërsa ndërtojnë të ardhmen

“Po përgatitemi për skenarin më të keq. Ne duam të jemi përgatitur për të përmbushur çfarëdo detyre që kërkohet prej nesh në këtë situate. Jemi gati për të reaguar me një strategji mbarë-kombëtare”.

Ashtu si sektori civil që po e studion situatën dhe po përshtatet në kohë reale, edhe ushtria, tha Gjeneral O’Shaughnessy po nxjerr mësime dhe po adaptohet nga rrethanat në ndryshim të kësaj krize.

Burimi: Zeri Amerikes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0