Unioni Shqiptar Kursim-Kredi, historia e evoluimit të institucionit të mikrofinancës në 20 vite - Business Magazine Albania

Unioni Shqiptar Kursim-Kredi, historia e evoluimit të institucionit të mikrofinancës në 20 vite

Unioni Shqiptar Kursim-Kredi

Në kalendarin e mikrofinancës, 25 Janari 2022 përkon me 20 vjetorin e themelimit të Unionit Shqiptar Kursim Kredi dhe 30 vjetorin e mikrofinancës në Shqipëri.

Në këtë rrugëtim të mikrofinancës ka pasur një ringjallje ekomike dhe një zhvillim të konsiderueshëm të zonave rurale, gjykuar kjo si domos në aspektin e fermave bujqësore dhe aktiviteteve të ndryshme prodhuese, që janë karakteristike për fshatin.

Dhënia e kredisë së parë erdhi pas një procesi studimi e reflektimi. Janë shoqëruar në atë periudhë ekspertë dhe specialistë të Bankës Botërore, të cilët gjykonin për format  e ndërhyrjes. Kanë kaluar 30 vjet dhe si në shiritin e një filmi të vjetër bardhë e zi vijnë ndërmend, përpjekjet e vështirësitë, por sidomos njërëzit, të cilët janë bërë sinonimi i kredisë rurale në Shqipëri.

Kreditë e para do të shërbenin për të blerë dy-tre krerë bagëti, për të mbjellë një kopësht me pemë apo për të blerë tre koshere bletë. Të gjitha këto do të shërbenin për të ushqyer më mirë fëmijët dhe për të menduar për më tej.

Fundi i viteve ’90 dhe fillimi i viteve 2000, shënon ngritjen e shumë Shoqërive Kursim Kredi, kryesisht në zonat intensive bujqësore, të cilat dhanë edhe shembullin më të madh të ringritjes së fermave, tashmë private dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme bujqësore

Me 25 Janar 2002 60 Shoqëritë e Kursim Kreditit që funksiononin, krijuan Unionin SHKK, si bashkim vullnetar i tyre.

Themelimi shënoi një hop tjetër të madh cilësor dhe hapi një prespektivë të re për kreditimin rural në përgjithësi. Filozofia e tij cilësohet dhe me katër parimet themelore të konsoliduara ndër vite siç janë besimi, vullnetarizmi, transparenca dhe solidariteti.

Suksesi tregon më së miri me fakte konkrete dhe rolin promotor në zhvillimin bujqësor e rural në të gjithë zonën e ndërhyrjes, në të 16 rrethet e vendit.

Pas krijimit të Unionit, anëtarët mblidhen çdo vit në Asamblenë e Përgjithshme për të bërë bilancin e vitit. Në gjurmët e lëna, në këto 30 vjet kredi rurale dhe 20 vjet Union SHKK, përveç atyre dhjetra ekspertëve shqiptarë, kanë kontribuar ndjeshëm edhe ekspertët më të njohur evropianë të mikrofinancës.

Unioni Shqiptar Kursim Kredi u transformua në në një SHKK të vetme FED invest, e cila u themelua  me 4 dhjetor 2015 nga bashkimi me përthithje i 70 SHKK-ve në një të vetme. Në 2 mars të 2016 Banka e Shqipërisë liҫencoi SHKK e re FED Invest. Sot kooperativa financiare, lider në Shqipëri me 2500 fshatra, me mbi 81 mijë anëtarë, me një staf të specializuar ekspertësh të mikrofinancës që operon në 62 degë në gjithë territorin e vendit, ka një paketë të larmishme shërbimesh e produktesh financiare dhe jo-financiare në plotësimin e nevojave të anëtarëve.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0