Union Bank blen ICB Bank në Shqipëri - Business Magazine Albania

Union Bank blen ICB Bank në Shqipëri


Reformimi në tregun bankar po vjen përmes shit-blerjes e shkrirjeve mes tyre në disa raste. Union Bank ka blerë bankën malajziane ICBank në Shqipëri, një bankë prej vitesh në shitje.

Lajmi është konfirmuar nga Banka e Shqipërisë për agjensinë e lajme Reuters, ndërsa së fundi, procedurat kanë mbërritur tek Autoriteti i Konkurencës. Detajet ende nuk janë bërë ditura për vlerën e transkasionit, pasi edhe vetë bankat nuk janë shprehur.

Banka Malajziane, International Commercial Bank është licencuar në Januar 1997, vetëm pak para kolapsit që krijuan skemat piramidale.

Lexo: NBG Shqipëri blihet nga Banka Amerikane e Investimeve ABI Bank

Union Bank është banka e tetë në Shqipëri për nga madhësia. Sipas të dhënave të shoqatës së Bankave, totali i aseteve është 50.6 miliardë lekë, 3.4 % e totalit. Ndërsa ICBank zë 0.7% të tregut me një vlerë asetesh 10.6 miliardë lekë.

Ku është transaksioni i tretë bankar i këtyre viteve të fundit. Tirana bank u ble nga Grupi Balfin dhe Banka Maqedonase “Komercijalna Banka”, ndërsa nbg Bank u ble nga Abi Bank.

Lexo: Tirana Bank shitet tek Grupi “Balfin” dhe Banka Maqedonase “Komercijalna Banka”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0