UNICEF: Si të flisni me fëmijët për Covid-19

UNICEF: Si të flisni me fëmijët për Covid-19


Të gjitha lajmet për koronavirusin tani mund të jenë të frikshme, veçanërisht për fëmijët, që mund ta kenë të vështirë të kuptojnë se çfarë po shohin online ose në TV.

Lexo: Ministria e Shëndetësisë ka nxjerr njoftime të reja, të cilat janë…

Pra, si mund të flasin prindërit për Covid-19, në një mënyrë më të pranueshme nga ata dhe jo në një mënyrë të frikshme? Më poshtë do të njiheni me disa këshilla, nga UNICEF:

  • Filloni duke i ftuar fëmijët të flasin për çështjen.
  • Zbuloni sesa dinë tashmë dhe ndiqni fjalët që ata thonë.
  • Nëse ata nuk kanë dëgjuar asgjë deri tani për shpërthimin e virusit, mund të mos jetë nevoja që ta diskutoni si çështje.
  • Vetëm kujtojini atyre praktikat e mira të higjienës, pa i prezantuar frikëra të reja.
  • Sigurohuni që jeni në një ambjent të sigurt dhe lejoni fëmijën tuaj të flasë lirshëm.
  • Vizatimi, tregimet dhe aktivitete të tjera mund t’iu ndihmojnë, për të hapur një diskutim.
  • Më e rëndësishmja, mos minimizoni ose shmangni shqetësimet e tyre.

Lexo: Konfirmohen 2 raste me Koronavirus në Kosovë

  • Sigurohuni që t’i pranoni ndjenjat e tyre dhe t’i siguroni ata se është e natyrshme të ndihen të frikësuar në këtë gjëndje.
  • Tregoni që po i dëgjoni duke u dhënë atyre vëmendjen tuaj të plotë dhe sigurohuni që ata të flasin me ju dhe mësuesit e tyre, sa herë të dëshirojnë.
  • Kujtoju atyre se ata janë të rëndësishëm për ju, jeni duke i dëgjuar dhe se jeni në dispozicion sa herë që ata ndjehen të shqetësuar.

Burimi: UNICEF

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0