UNICEF lançon fondin e kriptomonedhave. Pranon dhurime në Bitcoin dhe Ethereum - Business Magazine Albania

UNICEF lançon fondin e kriptomonedhave. Pranon dhurime në Bitcoin dhe Ethereum


UNICEF, organizata e bamirësisë së Kombeve të Bashkuara për fëmijët, ka krijuar një fond me kriptomonedha dhe po pranon dhurime në Bitcoin (BTC) dhe Ethereum (ETH).

Gjatë përhapjes së lajmit ditën e martë, UNICEF tha se iniciativa është mbështetur për të financuar teknologjinë open source duke përfituar fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën.

UNICEF tha se do të pranojë dhurime grantesh në BTC dhe ETH përmes fondit. “Nëse ekonomitë dhe monedhat dixhitale kanë potencialin për të formuar jetën e gjeneratave të ardhshme, është e rëndësishme që ne të shqyrtojmë mundësitë që ato ofrojnë,” tha Henrietta Fore, drejtore ekzekutive pranë UNICEF.

Fondacioni Ethereum është donatori i parë i fondit, pasi ka financuar edhe tre startup-e – Prescrypto, Atix Labs dhe Utopixar.

Lexoni: Fondi i Inovacionit nga UNICEF, një mundësi për startup-et teknologjike

Ndërsa UNICEF nuk e zbuloi shumën e granteve, Fondacioni Ethereum së fundmi thuhet se ka dhënë 100 ETH (afërsisht 18,000$) në UNICEF.

“Së bashku me UNICEF, ne po ndërmarrim veprime me Cryptofund për të përmirësuar aksesin ndaj nevojave themelore, të drejtave dhe burimeve,” tha Aya Miyaguchi, drejtore ekzekutive e fondacionit Ethereum.

Kjo nuk është hera e parë që UNICEF po eksploron teknologjinë e blockchain. Në fillim të këtij viti, organizata e bamirësisë ishte në bisedime me qeverinë e Kirgistanit për të eksploruar në teknologjinë blockchain për të siguruar qasje në internet për çdo shkollë në Azinë Qendrore.

Dhjetorin e kaluar, UNICEF dhuroi 100,000 dollarë për gati 6 startup-e blockchain për të zgjidhur çështje që variojnë nga kujdesi shëndetësor deri tek administrimi i financave dhe burimeve.

burimi: finance.yahoo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0