UM Worldwide lançon “Full Color Media”, duke shënuar fillimin e një epokë të re në planifikimin e mediave - Business Magazine Albania

UM Worldwide lançon “Full Color Media”, duke shënuar fillimin e një epokë të re në planifikimin e mediave

UM Worldwide lançon “Full Color Media”, duke shënuar fillimin e një epokë të re në planifikimin e mediave

UM Worldwide (partnere e McCann Group), një rrjet global agjencish mediatike i IPG Mediabrands, lançoi qasjen e saj të re dhe inovative për komunikimin e markave, të titulluar “Full Color Media”. Kjo metodologji u krijua për t’u përgjigjur sfidave të kohëve moderne, duke i mundësuar markave të dalin në pah në një epokë të dominuar nga reklamat e krijuara nëpërmjet algoritmeve dhe ndikimit në rritje të inteligjencës artificiale (AI).

“Full Color Media” u zhvillua bazuar në kërkime të thelluara të realizuara në partneritet me akademikë nga Universiteti i Oxfordit. Me analizë të të dhënave nga më shumë se 10,000 marka gjatë një periudhe prej tre vjetësh, kërkimet treguan se modelet tradicionale të komunikimit dhe planifikimit të mediave po largohen gjithnjë e më shumë nga nevojat reale të konsumatorëve dhe markave. Kjo tregoi një nevojë të qartë për një qasje të re që shkon përtej modeleve tradicionale të “funnel”-it, duke shfrytëzuar mundësitë e mëdha teknologjike që kemi në dispozicion sot. Qëllimi i kësaj nisme është të parandalojë njëtrajtësinë e markave duke implementuar një qasje të re që mundëson lidhje cilësore me audiencën, duke theksuar dinamikat dhe specifikën e çdo marke.

Lexo edhe:AI është “kolegu” i së ardhmes — 3 mënyra si punëdhënësit mund të përgatiten për këtë gjë

“Full Color Media” vendos krijimtarinë njerëzore në qendër të punës sonë, duke shfrytëzuar modelin “Brand Patterns” të UM për rritjen e markës, që mundëson një kuptim më të thellë të kompleksitetit të saj dhe ofron një kornizë për zgjidhje strategjike, guximtare dhe unike komunikimi që sjellin rritje afatgjatë.

Për ne, kjo përfaqëson një revolucion në mënyrën se si i qasemi mediave dhe zhvillimit të markave,” thotë Branislava Cagronov, Drejtore Rajonale e UM SEE. “Me ndihmën e ‘Full Color Media’, ne do t’u mundësojmë markave të lejojnë të gjithë ngjyrat e tyre të shndrisin dhe të shfrytëzojnë karakteristikat kyçe që i bëjnë ato unike. Ne do të theksojmë të gjitha mundësitë e secilës markë dhe do të përdorim një qasje të personalizuar për të krijuar fushata që mbështeten në analiza të thelluara, por njëkohësisht janë plot frymëzim dhe kreativitet.”

Me këtë nismë, UM Worldwide po bën thirrje për markat, partnerët dhe industrinë si një e tërë të bashkohen në këtë lëvizje dhe “Të qëndrojnë kundër uniformitetit”, duke dalë nga hijet e njëtrajtësisë dhe duke u dalluar në një botë dinamike dhe të avancuar teknologjikisht.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0