Ulje e çmimeve të energjisë në 2015-n në Shqipëri, sipas Eurostat


Çmimet mesatare të energjisë elektrike në Shqipëri për vitin 2015 janë ulur me gati 30 për qind për konsumatorët familjarë. Shifra është dhënë nga Eurostat duke iu referuar çmimeve mesatare të konsumit të energjisë për konumatorët familjarë në të gjitha vendet e Europës. Në renditjen e Eurostat Shqipëria është vendi i tretë në Europë me çmimet më të lira për energjinë (shih grafikun).

Ulja e cmimeve të energjisë në vitin 2015 rezulton te këtë ardhur nga heqja e fashës 300 kilovatore me çmim të ulët dhe mesatarzimi i saj me çmim 9 lekë për kilovat për konsumatorët familjarë. Më parë, në vitin 2014 çmimi poshtë 300 kilovatëve ishte 7 lekë dhe mbi këtë fashë 13 lekë.

Pas Shqipërisë vendet në të cilat çmimet e energjisë janë ulur më 2015 janë Malta dhe Qipro me nga 15% secila. Ulje e çmimeve për konsumatorët familjarë është konstatuar edhe në vende të tilla si, Hungaria, Sllovenia, Britania dhe Gjermania.

Ndërsa rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë elektrike e ka pësuar Lituania me 20 për qind dhe më pas Kosova dhe Bullgaria me nga 15 %.

Gjithashtu rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë ka qenë e pranishme edhe në Turqi, Bullgari etj.

Dy ditë më parë Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nje ulje të mundshme të çmimeve të energjisë elektrike, kur tha se përformanca e mirë e sektorit duhet të reflektojë me uljen e çmimeve. Por burimet nga Ministria e Energjisë pohuan se, kjo nuk ka gjasa të ndodhë këtë vit.

Bilancet e kompanive KESH dhe OSHEE ende janë të brishta nga borxhet e larta dhe qëndrueshmëria afatgjatë do ende kohë për t’u instaluar.

Lajme-Eurostat-Energji-Businessmag

/Lexo.al 

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0