Ulen lejet e ndërtimit për tremujorin e dytë të 2020

Ulen lejet e ndërtimit për tremujorin e dytë të 2020

lejet e ndertimit

Numri i lejeve të ndërtimit të miratuara nga bashkia Tiranë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, u ul me 38.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, 209 leje ndërtimi u miratuan në katër muaj, në krahasim me 339 leje të miratuar në të njëjtën periudhë të 2019. Lejet e miratuara kanë sipërfaqe ndërtimi prej 223,394 metra katrorë, një rënie me 36.6% krahasuar me vitin e kaluar.

Për sa i përket vlerës, vlera e përafërt e lejeve të miratuara është 14.8 miliardë lekë (119 milion euro), një rënie prej 18% krahasuar me vitin e kaluar.

Shumica e lejeve të lëshuara ishin për ndërtesa banimi, gjithsej 136. Rreth 73 ishin ndërtesa komerciale jo-rezidenciale.

Ndërsa ka pasur një rënie në numrin e lejeve të dhëna, kostoja e ndërtimit është rritur duke shënuar një rritje prej 0.4% në vit. Për sa i përket ndryshimit midis tremujorit të dytë të 2020 dhe atij të 2019, kostot u rritën midis 1.0% dhe 1.9%.

Pagat e punonjësve të ndërtimit u ulën me 1 % dhe kostoja e materialeve me 1.2%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0