Ukraina akuzon Rusinë se ka vjedhur tonelata me grurë - Business Magazine Albania

Ukraina akuzon Rusinë se ka vjedhur tonelata me grurë

Ukraina akuzon Rusinë se ka vjedhur 600 mijë ton grurë

Rusia ka vjedhur 600 mijë tonë grurë nga territoret  e pushtuara ukrainase dhe një pjesë të tij, e kanë eksportuar tashmë deklaroi nënkryetari i Këshillit Agrar të Ukrainës, Denys Marchuk. Ai pretendon se gruri është transportuar drejt portit të Sevastopolit në territorin e Krimesë, dhe prej andej, është nisur me anije drejt Lindjes së Mesme.

“Të gjitha këto veprime janë në fakt, operacione të planifikuara mirë nga pushtuesi. Janë hapur disa cështje penale që kërkojnë shqyrtim nga Gjykata Ndërkombëtare. Ukraina do të kërkojë kompensim nga Rusia si për grabitjen e drithit, ashtu edhe për shkatërrimin e pronave të fermerëve.” – u shpreh Denys Marchuk, kryetar i Këshillit Agrar të Ukrainës.

Lexo edhe: Pushtimi i Ukrainës po rrit rreziqet për çmime të “çmendura” të produkteve ushqimore

CNN kishte raportuar më herët se autokolona kamionësh janë parë duke transportuar grurin nga fermat dhe mullinjtë në jug të Ukrainës, në drejtim të Krimesë. Autoritetet ukrainase vlerësojnë se deri në muajin maj forcat ruse, kishin vjedhur në rajonet e pushtuara mbi 400 mijë tonë grurë. Ukraina është një ndër eksportuesit më të mëdhenj të botës për grurin, misrin dhe vajin e lulediellit, por lufta dhe bllokada ruse ndaj porteve të saj kanë ndalur pjesën më të madhe të transportit, duke vendosur kështu në rrezik furnizimin me ushqime të shumë vendeve në zhvillim. Vetëm një ditë më parë, Rusia dhe Turqia shprehën mbështetjen për krijimin e një korridori të sigurtë detar në Detin e Zi, në mënyrë që Ukraina të eksportojë drithrat drejt tregjeve globale, ndërsa po përshkallëzohet kriza botërore e ushqimeve, megjithatë mjaft analistë shprehin dyshime mbi gadishmërinë e Moskës për zgjidhjen e krizës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0