Ka gati 40 vjet qe nuk shkojme te bejme vizite ne satelitin tone te vetem natyror ose me sakte ne hene, por nese agjensite e medha hapesinore kombetare dhe kontinentale po levizin per te pershpejtuar kthimin, ato privatet mendojne sesi te ofrojne udhetimin me te mire privat te mundshem.
Shoqeria angleze Excalibur Almaz prezantoi zyrtarisht programin per te cuar turiste hapesinore private ne bordin e nje anije te vogel ne gjendje per te shkuar ne hene dhe te kthehesh e shendetshme dhe e sigurte ne piken e nisjes.
Cmimi per person eshte 155 milione dollare, nje shume e konsiderueshme, por sigurisht e perballueshme per njerezit me te pasur te planetit. Projekti eshte gati, llogaritet te vihet ne praktike brenda vetem tre vitesh.
Kemi teknologjite per te arritur token qe nga viti 1969 ne te cilen Apollo 11 coi Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin ne satelitin tone. Ne ate epoke kompjuteret dhe teknologjite ishin sa nje therrime po te krahasohen me ata te sotshmit. Nje ore normale dixhitale me puls eshte me e fuqishme se instrumentet qe cuan dy guximtaret ne hene.
Problemet jane kostot per keto misione qe ne kete kohe krize globale nuk mund te perballohen nga agjensite hapsinore kombetare. Per kete arsye jane ne rritje te thelle ato privatet, si Virgin Galactic, por mbi te gjitha Space X qe bashkepunoi me sukses me Nasan fale anijes Dragon.
Por Virgin Galactic premton nje udhetim te shkurter deri ne 100 kilometer lartesi per te provuar tronditjen e pamjes se horizontit sferik dhe mungesen e peshes per disa sekonda, Excalibur Almaz shkon edhe me tej me nje udhetim dhe sigurisht edhe kthim nga hena per nje cmim prej 155 milion dollare personi.
Ideja lindi nga Art Dula dhe u themelua nje shoqeri ne ishullin e Man qe gezon perfitime te vecanta tatimore nga pozicioni i saj mes Anglise dhe Irlandes veriore. Per te shpejtuar kohen e projektimit do te perdoren anije dhe raketa te programit sovjetik Soyuz.
Eshte projektuar te vendosen dy stacione te vogla hapsinore (me pak module) rreth henes, pikerisht ne orbiten henore dhe te organizohet nje sherbim ku lirohen anijet me tre persona. Natyrisht nuk eshte menduar zbritja ne hene per vetem pak kohe, edhe per nje periudhe shume te gjate, por duhet te qendroje per rreth 6 muaj.
A do te procedoje kjo ide apo do te qendroje ne oqeanin e ideve te cuditshme? Pergjigja vjen ne 2015-en.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.