UBS po blen Credit Suisse, në përpjekje për të ndaluar krizën bankare - Business Magazine Albania

UBS po blen Credit Suisse, në përpjekje për të ndaluar krizën bankare

Credit Suisse

Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, ka rënë dakord të blejë bankën rivale Credit Suisse (me një gjendje të përkeqësuar finaciare së fundi). Ajo ka nënshkruar një marrëveshje shpëtimi , që synon të frenojë panikun e tregut financiar, shkaktuar nga dështimi i dy bankave amerikane në fillim të këtij muaji.

“UBS njoftoi sot marrjen e Credit Suisse”, njoftoi të dielën Banka Kombëtare e Zvicrës. Sipas saj,  kjo do të “siguronte stabilitetin financiar dhe do të mbronte ekonominë zvicerane”.

UBS po paguan 3 miliardë franga zvicerane (3.25 miliardë dollarë) për Credit Suisse, rreth 60% më pak se sa vlente banka, kur tregjet u mbyllën të premten. Aksionerët e Credit Suisse do të fshihen në masë të madhe, duke marrë ekuivalentin e vetëm 0.76 franga zvicerane në aksionet e UBS për aksionet që kishin vlerë 1.86 franga zvicerane të premten. Pronarët e obligacioneve “shtesë të nivelit të parë” me vlerë 17 miliardë dollarë  do të humbasin gjithçka, thanë rregullatorët zviceranë.

Marrëveshja nuk do të ketë nevojë për miratimin e aksionarëve, pasi qeveria zvicerane ra dakord të ndryshojë ligjin për të hequr çdo pasiguri në lidhje me marrëveshjen.

Credit Suisse (CS) kishte vite që kishte humbur besimin e investitorëve dhe klientëve. Në vitin 2022,  regjistroi humbjen e më të keqe që nga kriza financiare globale. Por, besimi u shemb javën e kaluar pasi pranoi “dobësi materiale” në mbajtjen e kontabilitetit dhe pasi humbja e Silicon Valley Bank dhe Signature Bank përhapën frikën për institucionet më të dobëta, në një kohë kur rritja e normave të interesit ka minuar vlerën e disa aktiveve financiare.

Aksionet në bankën 167-vjeçare ranë 25% gjatë javës. Paratë rrodhën nga fondet e investimeve që ajo menaxhon dhe mbajtësit e llogarive tërhoqën depozita prej më shumë se 10 miliardë dollarë në ditë, raportoi Financial Times. Një kredi urgjente prej afro 54 miliardë dollarësh nga Banka Kombëtare Zvicerane nuk arriti të ndalojë rrjedhjen e dhimbshme.

Por, ajo “ndërtoi një urë” në mënyrë që një transaksion si blerja nga UBS të sigurojë shpëtimin.

“Kjo blerje është tërheqëse për aksionerët e UBS, por, le të jemi të qartë, për sa i përket Credit Suisse, ky është një shpëtim emergjent,” u tha gazetarëve kryetari i UBS Colm Kelleher.

“Është absolutisht thelbësore për strukturën financiare të Zvicrës dhe për financat globale,” tha ai.

Të përpjekje për të parandaluar përhapjen e kësaj “sëmundje financiare” në sistemin financiar global të hënën, autoritetet zvicerane nisën kërkimin për një zgjidhje të sektorit privat, me mbështetje të kufizuar shtetërore, ndërsa thuhet se po konsideronin Planin B – një shtetëzimin e plotë ose të pjesshëm të bankës.

“Duke pasur parasysh rrethanat e fundit të jashtëzakonshme dhe të paprecedentë, bashkimi i shpallur përfaqëson rezultatin më të mirë në dispozicion”, tha drjetori i Credit Suisse, Axel Lehmann.

Lexo: Gjermania do të investojë 25.5 milionë euro në arsimin profesional në Ballkanin Perëndimor

“Kjo ka qenë një kohë jashtëzakonisht sfiduese për Credit Suisse dhe ndërsa ekipi ka punuar pa u lodhur për të adresuar shumë çështje të rëndësishme të trashëgimisë dhe për të ekzekutuar strategjinë e tij të re, ne jemi të detyruar të arrijmë sot një zgjidhje që ofron një rezultat të qëndrueshëm.”

UBS (UBS) dhe Credit Suisse renditen ndër 30 bankat më të rëndësishme në sistemin financiar global dhe së bashku ato kanë pothuajse 1.7 trilionë dollarë aktive.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0