Uber pezullon testet e makinave autonome pas aksidentit tragjik

Uber pezullon testet e makinave autonome pas aksidentit tragjik


Shumë prej nesh janë të lumtur me avancimin e teknologjisë. Disa jo. Dhe disa janë skeptikë. Uber, kompania amerikane, duket se po na bën akoma edhe më skeptikë.

Një 49 vjeçare, u godit për vdekje nga një makinë e Uber e cila po testohej për sistemin autonom, apo të vetëdrejtimit. Pas kësaj, Uber tha se ka pezulluar të gjitha testet në të gjithë vendin.

Makinat autonome janë përfshirë edhe herë të tjera në aksidente. Por, ky është rasti i parë i një aksidenti fatal.

Kompania u shpreh se “zemra e tyre bashkohet me familiarët e të ndjerës”. Një veprim simbolik ky i kompanisë duke patur parasysh natyrën e ngjarjes.

“Ne jemi duke bashkëpunuar me policinë e Tempe dhe autoritetet lokale ndërkohë që investigojnë aksidentin.” – u shpreh Uber nëpërmjet një postimi në Twitter.

Policia tha se aksidenti ndodhi të Dielën në mbrëmje kur makina po drejtohej vetë nga sistemi. Një person ishte gjithashtu pas timonit. Elaine Herzberg, e aksidentuara, nuk ishte duke përdorur vijat e bardha për të kaluar rrugën. Më pas ajo u transportua për në spital ku nuk mundi t’i mbijetojë asidentit.

Administrata amerikane e sigurisë së trafikut në autostradë dhe Bordi Amerikan i Sigurisë së Transportit kanë dërguar ekspertët e tyre në vendngjarje.

Thirrje për t’u ‘zgjuar’

Kompani përfshirë Ford, General Motors, Tesla dhe Waymo janë duke investuar shumë para për të krijuar sisteme autonome. Këto, janë e ardhmja e mobilitetit. Por, pretendohet se do të ulin edhe numrin e aksidenteve.

Shumë shtete të Amerikës i kanë mirëpritur këto teste me shpresë të ndodhen sa më pranë zhvillimeve teknologjike.

Por ka shumë sinjale që teknologjia do të bllokohet përpara se të jetë gati.

Anthony Fox, i cili ka shërbyer si Sekretar i shteteve të Bashkuara për Transportin gjatë mandatit të presidentit Obama, shprehet se kjo ngjarje është “këmbanë alarmi” për industrinë por edhe qeverinë.

Disa shtete, e lejojnë këtë teknologji në një gradë të caktuar. Zakonisht, kërkohet që një person të ndodhet në makinë gjatë vetë-drejtimit. Ose një person që të ketë mundësinë ta drejtojë makinën në një moment rreziku.

Burimi: BBC News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0