Uber mendon që sistemi "self-driving" i saj vendosi të mos reagojë

Uber mendon që sistemi “self-driving” i saj vendosi të mos reagojë


Duket se Uber e ka gjetur arsyen e aksidentit tragjik të muajit Mars ku një grua u përplas për vdekje në Tampe të Arizonës nga një nga makinat testuese të kompanisë. Kompania beson se sensorët e makinës e dalluan 49 vjeçaren Elaine Herzberg, por e konsideruan atë si një të ashtuquajtur “false positive”.

Duket e çuditshme, por shpesh sistemi e bën këtë. Ka shumë situata kur kompjuterët që i japin fuqi makinës, mund të shohin një objekt dhe mund të mendojë se është një njeri ose një pengesë tjetër. Uber thuhet se e la këtë prag në nivel shumë të ulët. Dhe pikërisht ky ishte problemi. Sensori e pa se kishte një pengesë dhe vendosi se një veprim i menjëhershëm nuk ishte i nevojshëm. Makina gjithashtu kishte në shofer i cili supozohej të monitoronte punën e makinës. Siç shihet edhe në video, shihet se ai e kishte kokën të ulur në atë moment dhe nuk ishte i vëmendshëm.

Vlen për t’u përmendur gjithashtu se vendi ku gruaja po kalonte rrugën ishte tepër i errët dhe jo i dedikuar për kalimin e këmbësorëve. Pra thellë thellë, faji është i të dyja palëve.

Pas ngjarjes, të gjitha testet e Uber janë pezulluar për një kohë të pa caktuar. Kompania është duke punuar ndërkohë me National Transportation Safety Board e cila po investigon ngjarjen.

Ndërkohë një zëdhënës i Uber shprehet se:

“Jemi duke punuar gjatë gjithë kohës me NTSB për këtë çështje. Në respekt të proçesit dhe NTSB, nuk mund të japim detaje të mëtejshme. Ndërkohë jemi duke rishikuar të gjithë programin tonë për teknologjinë në fjalë. Gjithashtu kemi sjellë Christopher Hart, anëtar i NTSB për të ndërtuar një program të qartë dhe të duhur. Rishikimi ynë përfshin çdo gjë nga siguria e sistemit e deri tek trajnimi i shoferëve. Shpresojmë që së shpejti do të kemi akoma edhe më shumë për të thënë.

Burimi: The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0