Uber bashkohet me Serve Robotics për dërgesa robotike - Business Magazine Albania

Uber bashkohet me Serve Robotics për dërgesa robotike

dërgesa robotike

Serve Robotics njoftoi të hënën se është bashkuar me Uber Technologies për të bërë dërgesa robotike për klientët e Uber Eats në Los Angeles.

Aksionet e Uber ranë 1.3% të hënën.

Serve Robotics projekton, zhvillon dhe operon robotë me emetim zero, për të cilët thotë se u shërbejnë njerëzve në hapësira publike, kryesisht përmes shpërndarjes së ushqimit.

“Uber është partneri ynë i parë tregtar dhe do të jetë një burim i fortë kërkese për ne pasi ne përdorim shpërndarjen pa kontakt për të fuqizuar tregtinë e komunitetit”, tha Dr. Ali Kashani, bashkëthemelues dhe CEO i Serve Robotics.

Kompania tha se shërbimi do të jetë i disponueshëm për klientët e Uber Eats në L.A. në fillim të vitit të ardhshëm.

“Ne jemi të lumtur për të bashkëpunuar me Serve Robotics për të testuar një lloj të ri dërgese në Los Anxhelos, i cili është i sigurtë, i besueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit,” tha Sarfraz Maredia, VP dhe Shef i Uber Eats në SHBA dhe Kanada.

Maredia shtoi se Uber po kërkon të “eksplorojë potencialin e kësaj teknologjie”.

Lexoni: Amazon, PayPal dhe Uber: Ja çfarë mund të mësoni nga këto startup-e që dukej se ishin të destinuara të dështonin

/investing

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0