Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) po konsolidon pozicionin e saj si një prej aktorëve më dinamikë në sektorin financiar vendas, duke kombinuar traditën me inovacionin. Të dhënat e fundit tregojnë për një zgjerim të qëndrueshëm të bazës së klientëve, paralelisht me rritjen e volumit të produkteve dhe shërbimeve që ofron, çka e kthen atë në një faktor gjithnjë e më të rëndësishëm për tregun bankar.
Një nga pikat më të forta të UBA-s mbetet performanca e depozitave. Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, ato janë rritur me pothuajse 150%, duke reflektuar besimin e individëve në këtë institucion. Banka ofron depozita afatshkurtra dhe afatgjata me norma konkurruese, duke u përshtatur si me pritshmëritë e klientëve ekzistues, ashtu edhe me ato të klientëve të rinj. Ky fleksibilitet e ka bërë UBA-n të qëndrueshme edhe në periudha të luhatjeve ekonomike.
Fakti që UBA është pjesë e grupit Eurosig, grupi më i madh financiar në Shqipëri e pozicionon atë në një avantazh të qartë. Përveç kapitalit dhe investimeve të reja, kjo mbështetje i jep bankës mundësinë të forcojë portofolin e financimeve dhe të rrisë kontributin e saj në zhvillimin e ekonomisë. Vetëm në pesë vite, portofoli i kredisë është trefishuar, duke kaluar mbi 150 milionë euro, ndërsa totali i aktiveve ka arritur mbi 250 milionë euro.
Lexo edhe: Tirana humbet terren në garën globale të startup-eve. Marku: Po rritemi më ngadalë se konkurrentët
Një avantazh i rëndësishëm strategjik i UBA është zgjerimi i pranishëm në territore ku shërbimet bankare kanë qenë të kufizuara. Duke hapur degë në zona të reja, UBA jo vetëm që rrit përfshirjen financiare, por edhe kontribuon në zhvillimin ekonomik lokal. Pas integrimit në grupin Eurosig, rrjeti i saj ka pësuar një transformim të shpejtë: nga 6 degë në fund të vitit 2023, sot numëron 19 degë në qytete të ndryshme, ndërsa stafi është rritur nga 75 punonjës pesë vite më parë, në 182 aktualisht.
UBA po ecën paralelisht edhe me tendencat e digjitalizimit. Investimet në automatizim dhe në platforma online e bëjnë atë më të aksesueshme dhe efikase për klientët. Internet banking-u i bankës lejon pagesa dhe transferta nga shtëpia ose zyra, duke ulur ndjeshëm kostot dhe duke rritur komoditetin. Një tjetër element dallues është fakti se UBA është e vetmja bankë në Shqipëri që ofron tërheqje pa komision në çdo bankomat me logon Mastercard, një lehtësi në tregun shqiptar.
Suksesi i UBA-s qëndron në kombinimin e disa faktorëve kyç: stabiliteti i depozitave, mbështetja e grupit Eurosig, zgjerimi i rrjetit, ofrimi i produkteve unike dhe orientimi drejt digjitalizimit. Këto elemente e pozicionojnë si një bankë që jo vetëm konkurron, por edhe përcakton standarde të reja në tregun financiar shqiptar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto