U gjet dhurata perfekte për çdo grua. Është Range Rover Evoque dhe po të pret ty! - Business Magazine Albania

U gjet dhurata perfekte për çdo grua. Është Range Rover Evoque dhe po të pret ty!

Kush nuk e do dhuratë një makinë për festa? Në mos dhuratë nga të tjerët, mund t’ia bëni qejfin vetes me modelin e ri Range Rover Evoque që do hyjë në histori si makina e preferuar nga vajzat dhe gratë. Kjo makinë i jep qytetit frymën e jetës moderne dhe luksoze, ndërsa dinamika e saj jep një imazh krejt të ngjashëm me gruan kërkuese, të pavarur, elegante e shumë praktike.

Teknologjia e fundit, derdhur në Evoque-n e ri e ngre lart edhe njëherë emrin e Range Rover teksa është vlerësuar me çmime të njëpasnjëshme.

E shpallur si makina më e mirë në Women’s World Car of The Year Awards, Range Rover Evoque konfirmon edhe njëherë statusin si SUV-i më luksoz i vitit.

Me sistem motorik hibride-elektrike, motorë efikas dhe materiale inovative natyrore dhe të riciklueshme, ky model aq sa elegant e luksoz është si një shtëpi e dytë me pesë yje mbi 4 rrota.

Mos harrojmë të përmendim që Evoque ka marrë gjithashtu vlerësim maksimal të sigurisë Euro NCAP.
Nëse të duhet frymëzim për t’i dhënë një ngjyrë tjetër këtij viti të ri që po vjen, bëhu gati për aventura duke i dhuruar vetës këtë makinë, të cilën vetëm tani e gjeni me super ofertë që e gjeni lehtësisht këtu në Mektrin Motors.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0