Twitter e lejon stafin të punojë përgjithmonë nga shtëpia

Twitter e lejon stafin të punojë përgjithmonë nga shtëpia

Twitter

Punonjësit e kompanisë Twitter mund të punojnë nga shtëpia përgjithmonë. Gjiganti me seli në San Francisko tha se 5,000 punëtorët e tij kanë punuar nga distanca që në fillim të marsit, kohë kur shpërtheu pandemia e koronavirusit.

Lexo: SHBA do të akuzojnë Kinën për vjedhje të punës kërkimore për vaksinën

Marrëveshja ka funksionuar aq mirë, saqë Twitter tha se është i gatshëm t’i lejojë ata të vazhdojnë, nëse pozitat ua lejojnë punën nga shtëpia.

“Muajt e fundit kanë dëshmuar se mund ta bëjmë këtë”, tha shefi i ekzekutiv i rrjetit social Twitter, Jack Dorsey.

“Nëse punonjësit tanë janë në një rol dhe situatë që ua lejon atyre të punojnë nga shtëpia dhe ata duan të vazhdojnë ta bëjnë këtë përgjithmonë, ne do t’ua mundësojmë”, tha Dorsey në një email dërguar punëtorëve.

Për ata që nuk mund të punojnë përgjithmonë nga shtëpia, Twitter tha se ka gjasa që t’i hapë zyrat nga fundi i vitit, “por jo përpara shtatorit”.

Twitter ka 35 zyra në gjithë botën, përfshirë ato në Nju Delhi, Londër dhe Singapor.

Kompani të ngjashme, si Facebook dhe Google, u kanë thënë po ashtu punëtorëve të tyre se mund të punojnë nga distanca gjatë pjesës së mbetur të vitit.

REL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0