Twitter do të etiketojë mediat që kontrollohen nga shteti

Twitter do të etiketojë mediat që kontrollohen nga shteti

Twiteer

Twitter ka prezantuar etiketime të reja për llogari dhe tweets (cicërima) të lidhura me zyrtarët qeveritarë dhe “mediat e lidhura me shtetin”.

“Twitter ofron një mënyrë të pakrahasueshme për të komunikuar drejtpërdrejt me zyrtarët publik dhe përfaqësuesit,” shkruajti kompania në një postim në blogun zyrtar, ku njoftoi edhe këto ndryshime. “Kjo linjë e drejtpërdrejtë e komunikimit me drejtuesit dhe zyrtarët ka ndihmuar në demokratizimin e ligjërimit politik dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.”

Sidoqoftë, Twitter tha se këto etiketime janë pjesë e një përpjekje më të madhe “për të mbrojtur atë ligjërim sepse ne besojmë se shtrirja politike nuk duhet të blihet”.

Kur bëhet fjalë për etiketimin e zyrtarëve qeveritarë, kompania tha se po përqendrohet tek ata që përfaqësojnë “zërin zyrtar të shtetit jashtë vendit”, duke përfshirë “ministrat e jashtëm, subjektet institucionale, ambasadorët, zëdhënësit zyrtarë dhe udhëheqësit kryesorë diplomatikë.” Po fillon me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara: Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, me planet për të shtuar vende të tjera në të ardhmen.

Twitter tha që këto etiketime nuk do të vlejnë për “llogaritë personale të krerëve të shteteve”. Për shembull: Llogaria në Twitter e Presidentit Donald Trump nuk është etiketuar, por llogaria e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo është etiketuar.

Sa për mediat e lidhura me shtetin, Twitter tha se organizatat e mediave që mbajnë pavarësinë editoriale pavarësisht financimit të qeverisë, të tilla si BBC dhe NPR, nuk do të etiketohen.

Në vend të kësaj, etiketimet do të rezervohen për “mediat ku shteti ushtron kontroll mbi përmbajtjen editoriale përmes burimeve financiare, presioneve të drejtpërdrejta ose indirekte politike dhe / ose kontrollit mbi prodhimin dhe shpërndarjen” – për shembull, RT e mbështetur nga Rusia. Për të identifikuar këto media, kompania thotë se është duke u konsultuar me ekspertë të jashtëm, përfshirë anëtarët e grupit të saj Këshillimor Digjhital dhe të Drejtave të Njeriut (pjesë e Këshillit të Mirëbesimit dhe Sigurisë në Tëitter).

Twitter gjithashtu tha se mediat e lidhura me shtetin nuk do të marrin më promovim përmes afatit kohor të shërbimit, njoftimeve dhe kërkimit. (Ky kufizim nuk vlen për zyrtarët e qeverisë.) Shërbimi kishte bllokuar tashmë këto grupe nga blerja e reklamave pas një incidenti vitin e kaluar, në të cilin agjensia shtetërore e lajmeve në Kinë bleu tweet-et e promovuara për të portretizuar protestat pro-demokracisë në Hong Kong si të dhunshme.

Tech Crunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0