Turqia vijon të shënojë progres të jashtëzakonshëm në teknologji gjatë viteve të fundit. Pas krijimit të markës vendase të automobilave dhe trenit të shpejtësisë së lartë, së fundmi në Stamboll është testuar me sukses edhe makina e parë fluturuese.
Mjeti fluturues quhet “Cezeri” dhe është krijuar nga kompania turke “Baykar”. Në testimin e parë ai arriti të fluturonte deri në 10 metra lartësi. “Ne do të prodhojmë prototipa më të përparuar në procesin e ardhshëm dhe do të kryejmë fluturime me njeri (në bord)”, tha Selçuk Bayraktar, shef i teknologjisë në kompani.
Sipas tij, makinës fluturuese “Cezeri” do t’i nevojiten ende disa vite për të dalë në rrugë, por shumë shpejt ajo mund të përdoret për qëllime argëtuese. Kompania Baykar është e njohur për prodhimin e dronëve, sistemeve të kontrollit, simulatorëve, etj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto