Turqia "pushton" tregun shqiptar, mijëra punonjës integrohen në vend. Ja si do funksionojnë lejëqëndrimet - Business Magazine Albania

Turqia “pushton” tregun shqiptar, mijëra punonjës integrohen në vend. Ja si do funksionojnë lejëqëndrimet

Shtetasit nga Turqia dhe Bangladeshi kryesojnë punësimet e të huajve në Shqipëri për vitet 2022 dhe 2023. Vitin e kaluar më tepër të huajt u punësuan në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, në ndërtim dhe në tregtinë e shitjeve me shumicë dhe pakicë.Gjithsej, në vitin 2023 në vend kishte 9,825 të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit 18%. Në raport me 2018 numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune është shtuar 1,5 herë.

Nga shkurti i vitit 2023 me ndryshimin e Ligjit 79/2021 “Për të huajt”, filloi implementimi i lejes së integruar, Leje Unike ( qëndrimi me motiv Punësimi). Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive shqyrton dhe aprovon on-line punësimin e shtetasve të huaj. Pas miratimit të bërë nga AKPA, autoriteti përgjegjës për lëshimin e Lejes Unike është struktura rajonale që mbulon çështjet e Kufirit dhe Migracionit.

Për vitin 2023 në vend të parë është sektori i Akomodim dhe shërbim ushqimor me 1094 miratime punësimi , në vendin e dytë sektori i Ndërtimit me 999 miratime, në vendin e tretë sektori Aktivitete të tjera shërbimi me 985 miratime, në vendin e katërt sektori i Tregtisë me shumicë dhe pakicë me 848 miratime dhe më pas sektori Industri të tjera përpunuese me 788 miratime.

Për vitin 2023 të huajt me numrin me të lartë janë sipas AKPA janë nga Turqi, Bangladeshi, Nepali, India dhe Itali. Gjatë vitit 2023 numri më i lartë i lejeve unike të miratuara ishte përgjatë muajit Maj me përkatësisht 1,421 leje.

Mungesën e punonjësve për shkak të emigracionit po e vuajnë shumë sektorë të ekonomisë, ku në disa prej tyre kryesojnë punësimet e shtetasve turq. Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0